Berisha: Rama kërkon të fitojë miliarda te afera e “Portit të Durrësit”, por nuk do ta gëzojë 

Janë që të gjitha një abuzim i madh, një vjedhje e madhe. Në një takim para kësaj unë kam shprehur se afera e Portit të Durrësit është një aferë që vetëm toka është mbi 3 miliardë euro, pa llogaritur sipërfaqen e ndërtimit mbi të. Edi Rama e ka ndërmarrë kryekëput për xhepat e tij, një aferë për të cilën nuk është pyetur asnjë qytetar i Durrësit, janë shkelur rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare për tenderat.

Një aferë që nuk do të mund të realizohet, një aferë që gjobit Shqipërinë me ndërtimin ndoshta 2 miliardë euro të një porti të ri se do zoti Rama me enturazhin e tij të ndërtojë Dubain e vet. Pra, ajo është afera më skandaloze në historinë e këtij vendi dhe ne po merremi, po e ndjekim çdo ditë, por aferë…mund t’ju rikujtoj këtu se ndoshta për Velierën famoze e filluar në 2016 dhe s’po përfundon, Edi Rama bëri një takim dhe paraqiti një projekt 3D, ju s’keni parë kund takim publik për Portin e Durrësit. Nëse tek Veliera fitimi është disa milionë, te Porti i Durrësit fitimi është disa miliarda por ai nuk do të mund ta gëzojë.

About Redaksia

Check Also

Masakra komuniste në hotel Bristol në Tiranë

Shkëlqim LEPENICA Më 12 nëntor 1944, në hotelin «Bristol» në Tiranë, terrori komunist mori një …

Leave a Reply