Kryetari i Bashkisë së Hasit, Liman Morina ka deklaruar se bashkia që drejton ai është lënë në baltë nga qeveria Rama. Gjatë një interviste në Euronews, teksa ka folur për ndërtimin e monumentit të Mbretëreshës Elisabeth të Anglisë na Has, ai ka akuzuar qeverinë për diskriminim. Sipas tij emigrimi është mundësia e vetme që qytetarët e Hasit të mbajnë familjen, pasi investimet e qeverisë janë zero.
“Realisht Bashkia e Hasit është një nga bashkitë të më varfëra në Shqipëri. Ndihma e shtetit ka qenë zero. Hasi është diskriminuar nga qeveria qëndrore dhe nuk ka asnjë lloj investimi. Mundësia e hasianëve është që ata të emigrojnë në Angli dhe në vende të tjera evropiane. Nga qeveria shqiptare nuk kemi pasur asnjë llojë mbështetje. Ka 6 vite që Hasi është diskriminuar, nuk ka asnjë investim, për arsye se Bashkia e Hasit e ka shumë të pamundur të mbijetojë me taksat që mbledh në Has, se janë disa biznese që mezi mbijetojnë për veten e tyre”, tha Morina.