“O gazetarë të degjeneruar”, policja me gjarpër në shtëpi sulmon gazetarët

Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme në rrjetet sociale dhe media për gjaprin që mbante si kafshë shtëpiake dhe fotot provokuese ka reaguar ashpër ditën e sotme për ngjarjen në Elbasan.

Ajo ka akuzuar mediat se po nxijnë punën e Policisë së Elbasanit. Reagimi erdhi pas ngjarjes së rëndë të shënuar natën e mbrëmshme ku mbeti i vrarë në mes të qytetit 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.

Përmes një instastory, policja thekson se policia e Elbasanit është në krye të detyrës dhe se janë duke bërë një punë të shkëlqyer. Ajo shkon më tej duke hedhur akuza të forta ndaj gazetarëve duke thënë se ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorëve Don Zhuanë”.

About Redaksia

Check Also

Bashkëpunëtori i pa identifikuar i laboratorit të Xibrakës, si trafikonte kokainën me makinën e tij, denoncimi i Bardhit

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka denoncuar sot në një deklaratë të …

Leave a Reply