“Ligji anti-Meta”, kreu i PL: Do t’ia fusim Ramës atje ku i shijon më shumë…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur paralajmërimeve të Partisë Socialiste për të depozituar në Kuvend një nismë për bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se argëtohet me çdo nismë anti-Meta që është ndërmarrë deri më tani e që nuk është e bazuar në fakte. Meta tha gjithashtu se çdo ligj që bëhet kundër tij e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, do t’ia fusë kryeministrit Edi Rama, aty ‘ku i shijon më shumë’.

“Ju e dini fatin e të gjitha nismave anti-Meta. Më argëton kjo nismë e re, për arsye sepse jo vetëm që ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të kryeministrit aktual dhe në largim për të ecur më tej drejt fundit të tij plotësisht të merituar por shumë të vbonuar për arsye që ju i dini shumë mirë dhe kishin të bënin me faktin se deri para 1 viti ai kontrollonte opozitën në vend. Do t’i japim kënaqësinë për çdo ligj që do të bëjë kundër Metës, Berishës, do t’ia fusim atje ku i shijon më shumë. Ajo që ai nuk e shmang dot, është që ai do të përgjigjet sipas ligjeve që ka bërë vetë, që i ka firmosur vetë dhe sipas firmave që ka hedhur tak-fap. Ne kemi nisur një proces bazuar në fakte për inceneratorët dhe jo vetëm ku ai është i përfshirë personalisht. Do t’i shkojmë deri në fund. Ka patur burra të tjerë që bënin si Ismail Qemali njëherë e një kohë dhe e kishin mendjen për të vjedhur në dogana e tatime e dimë se ku përfunduan. Ky edhe më keq do ta ketë atë fundin e vet”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply