Sharlatani “global”!

Nga Iva V.GRILLO

Krye-ekzekutori i Tiranës ka ofruar “ekspertizën” e tij për të rindërtuar Ukrainën.

Ai që e ka kthyer kryeqytetin në një karikaturë, ai që shembur teatro e shtëpi me njerëz brenda në 04:30 të mengjesit, sepse gjithnjë sipas tij, po ti shembte sipas ligjit e procedurave të rregullta “do boheshim gazi i botës”…po luan fort gurët për t’u identifikuar si një nga liderët e rinj “globalë”.

Në këtë botën që jetojmë, ku çapaçulë e sharlatanë të çdo lloji katapultohen si krerë shtetesh, institucionesh e organizatash vetëm për tu përdorur si buratinë në “shfaqjet” e mjeshtrave që lëvizin “spangot” , çdo gjë mund të ndodhë…

Por ne që për fat të keq i njohim dhëmbë e dhëmballë këtë individi me pasoja fatale për kryeqytetin dhe moralin e shoqërisë, duhet të bëjmë çmos të themi të vertetën tonë… duke e treguar me gisht për atë që është: një sharlatan i pandreqshëm lokal që tani do të shitet si një lider i ri global…

Medet per vendin…medet për botën…

#stopfarsesveliaj

About Redaksia

Check Also

I meruari Mero i bie karadyzenit!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Merua i çkëthur i Bazeve, që ka meruar dynjanë me …

Leave a Reply