Kryeministrja e Finlandës bën testin e drogës, po Rama pse refuzon?

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka rezultuar negative në testin e drogës së kryer pas publikimit të disa videove ku ajo shfaqet duke festuar e shfrenuar me miqtë e saj. Këtë e ka bërë të ditur zyra e shtypit e kryeministres finlandeze këtë të hënë, ku nuk ka dhënë asnjë informacion tjetër shtesë.

Marin iu nënshtrua testit të drogës javën e kaluar pas kritikave të shumta që mori nga videot e publikuara ku ajo shfaqej duke kërcyer e festuar në mënyrë të shfrenuar me miqtë e saj.

Në një prej videove të publikuara, Marin sëbashku me miqtë e saj dëgjohen duke bërtitur “miell” që nënkupton kokainën.

Duke u nisur nga kjo, deputetët e opozitës i kërkuan asaj që të kryejë testin e drogës. Në një konferencë për mediat të premten e javës së kaluar, Marin u shpreh se gjatë festës nuk kishin konsumuar asgjë të paligjshme.

Ajo pranoi që kishte pirë vetëm alkool. Vetëm disa ditë pas publikimit të videos së parë, në rrjet qarkulloi dhe një video e dytë ku shfaqej kryeministrja finlandeze duke kërcyer në një klub nate krah një mashkulli, i cili nuk ishte bashkëshorti i saj.

About Redaksia

Check Also

Olsi Rama kërcënon SPAK

Olsi Rama ka kërcënuar dje përmes një letre publike direkt SPAK në lidhje me laboratorin …

Leave a Reply