Berisha: Jemi në shkretim, në 8 vite u larguan nga Shqipëria mbi 744 mijë qytetarë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim me qytetarët në Dibër me temën ‘Dibra në rrezik’. Berisha deklaroi se këto 8 vite asnjë komb tjetër nuk ka humbur pjesëtarët e vet më shumë se i kemi humbur ne shqiptarët.

“Pasi dolëm nga diktatura komuniste, 32 vite më pas, përsëri rreziku qëndron mbi ne si ‘Shpata e Demokleut’. A jemi sot në rrezik apo po e teprojmë duke shpallur një gjë të tillë? A është Shqipëria në rrezik? A është Dibra në rrezik? Apo është një teprim? Le t’u referohemi fakteve. Një komb që humbet me shpejtësi banorët e tij, anëtarët e tij është në rrezik dhe rrezik të madh kudo. Këto 8 vite asnjë komb tjetër nuk ka humbur pjesëtarët e vet sa i kemi humbur ne shqiptarët.

Kjo nga viti 2014 gjer sot me statistika të sigurta të BE, vetëm në zonën e BE janë larguar nga Shqipëria 744 417 shqiptarë. Pa llogaritur sa kanë shkuar në vendet e tjera të botës. Po ju jap një shembull tjetër. Greqia pas Luftës së Dytë Botërore ra në luftë civile. Nuk ka asgjë më të keqe për një komb, 1 milion grekë u larguan. Kurse ne për 8 vite jemi larguar 26-27% e banorëve nga Shqipëria. Jemi në rrudhje të madhe, në shkretim, po ikën rinia, fëmijët, po ikën e ardhmja”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …

Leave a Reply