Berisha: Rrugët në Shqipëri ndërtohen me 30 mln euro kilometri, në Europë 2-3 milionë euro!

• Berisha: Rrugët në Shqipëri ndërtohen me 30 mln euro kilometri, në Europë 2-3 milionë euro! Vjedhin dhe vetëm vjedhin!

Do t’ju jap një shembull. Në vitin 2007 ne vendosëm rentën e mineraleve, një taksë e cila duhet t’u lihet komuniteteve lokale për rrugë, për shkolla. Dhe është detyrim ndërkombëtar. Socialisti Edi Rama 1 vit më parë hoqi rentën. Po si e hoqi? Absolutisht me valixhe ryshfeti, me asgjë tjetër, e blenë ata që shfrytëzojnë mineralet.

Ato miniera nuk japin asgjë për atë komunitet përveç aksidenteve dhe rrogave të ulëta. Si ndodh që ne në një vend të pasur të varfërohemi. Ndodh sepse 1 km rrugë në Europë ndërtohet me 2-3 milionë euro, 1 km rrugë në Shqipëri ndërtohet me 24-30 mln euro. Kjo nuk është fantazi. Shkoni dhe merrni çmimin e rrugës nga Iba në Farkë, ngjitur me Tiranën, 30 mln euro kilometri. Zgjerimi i Unazës 24 mln euro kilometri. Pse? Sepse vjedhin dhe vetëm vjedhin.

About Redaksia

Check Also

“Nuk duhet të jesh në zyrë kur të vriten njerëz…”/ Dëshmia e Metës dhe mesazhi që mori para 21 janarit

Ilir META Të vërtetat e 2𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝟏𝟒 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫𝐢 Kur njerëzit me …

Leave a Reply