HEC-i i Skavicës/ Berisha: Rama kërkon të zhdukë Dibrën me projektin e Enver Hoxhës

Dibra ka një rrezik tjetër, të cilin dua ta diskutoj me ju dhe e diskutoj me ndjenjat më miqësore. Dibra ka rrezikun real të zhdukjes nga diga e Skavicës. Unë dua t’u rrëfej të vërtetën. Në vitin 2005 u zgjodha kryeministër. Më vjen një kompani italiane, njëshi i ndërtimeve të HEC-ve në Itali, nga më seriozet. Më thonë, zoti kryeministër ne kemi kontratën të firmosur me Fatos Nanon për të ndërtuar HEC-in e Skavicës.

I them, kontratën e ke, por unë me shumë keqardhje asaj kontrate nuk mund t’i qëndroj kurrë. Më thotë, pse?, i them zotëri, ishte burrë fisnik, po të shkosh atje në atë rreth, do të bindesh se ajo nuk mund të ndodhë, s’mund të ndërtohet. Më dëgjoi. Por ai u kthye pas 1 muaji, erdhi me grupin financiar. Kishe të drejtë, tha, nuk përmbytej ajo zonë. Të ngrihesh sot me mendjen e Enver Hoxhës, dhe që kishte vendosur t’i merrte 40 fshatrat e Luginës së Drinit dhe t’i çonte në Hoxharë, por atje nuk i doli toka tamam, dhe të thuash se po ndërtoj dhe përmbyt, për Dibrën dhe Shqipërinë hyn në histori një nga kriminelët më të mëdhenj të historisë.

Mirë Enver Hoxha se ai ishte ai që ishte, por si ka mundësi ti Edi Rama të ndjekësh pikë për pikë projektin e tij. Si ka mundësi të firmosësh për të përmbytur mbi 6 mija hektarë tokë buke, për të shpërngulur 40 fshatra. Para 1 jave u publikua lajmi se këtë vit HEËC-et private të ndërtuara pas 2007 kanë prodhuar energji me shumë se hidrocentralet publike. Ju garantoj se shumë pak shtëpi, dhjetëra shtëpi në të gjitha janë lëvizur dhe s’do pranoja kurrë të ndërtoja HEC-e me përmbytje. Shqipëria sot ka një nga gazsjellësit më të fuqishëm në Europë.

Shqipëria me kontratë, nëse do të ndërtojë TEC, mund të marrë 700 milionë metër kub gaz. Shqipëria është vendi më me diell, mund të ndërtojë panele diellore kudo. Jo, tani duhet të përmbytim Dibrën, jo Dibrën nuk do ta përmbytim. Ju bëj thirrje dibranëve kudo që janë, të mbrojmë luginën e Drinit dhe të mos lejojmë ndërtimin e Skavicës, nuk mund të zhduket Dibra. Dibrën nuk e zhdukën dot pushtuesit më të egër që e lakmuan aq shumë, vjen tani Edi Rama dhe do të na e zhdukë me një projekt të Enver Hoxhës. Thirrja ime është edhe për socialistët dibranë, për çdo shqiptar, të shpëtojmë Dibrën.

I bëj thirrje edhe kompanisë Bechtel, i them se mbetem mirënjohës përjetë për rrugën e Kombit, por i kërkoj të rishqyrtojë dhe të tërhiqet nga projekti, ky është një projekt absolutisht çnjerëzor në rrafshin social, është një projekt anti-kombëtar. Mos u mashtroni nga Edi Rama, ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur Dibrën, të shkuarën dhe të ardhmen e saj.

About Redaksia

Check Also

Meta: Jam optimist për fitoren e opozitës, 80% e shqiptarëve tashmë janë në opozitë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi …

Leave a Reply

Your email address will not be published.