Pengesa e fundit…

Iva V.GRILLO

Duket se Luiza Gega nuk e ka kaluar dot pengesen e fundit dhe ndoshta ate me te rrezikshmen: propaganden.

Nderkohe qe askujt nuk mund ti kerkohet te behet hero apo te trondise ekuilibra qe rrezikojne ekzistencen e vet, pritshmerite e publikut ndaj dikujt qe e ka arritur cdo gje vete nepermjet perpjekjeve titanike personale, jane qe te pakten ky dikush te mos behet me deshire pjese aktive e nje cirku banal propagandistik… plot me kllouna.

Pamjet e Ministres (kurr)Kushi tek sillej si nje “Mother of the Bride” e ulur serbes, pa asnje merite, ne vendin e pare te nje makine qe dukej sikur po drejtohej direkt per ne kazino… apo perulja e Kryeministrit hipokrit qe ne vend te pistes se vrapimit u dha atleteve shqiptare nje kulle…nuk i bejne nder as kampiones sone, as sportit dhe aq me pak shoqerise.

Do te ishte bukur dhe motivuese qe ate vullnet dhe qendrese qe tregon ne sport, Luiza apo bashkepunetoret e vet te ngushte, ta kishin treguar edhe per te vendosur disa kushte minimale per ceremonine e sotme: jo per te kerkuar qiqrra ne hell, por per t’u siguruar qe imazhi i kampiones te mbetej i pacenuar nga propaganda bajate e kllouneve e hijenave politike qe tashme i njohim te gjithe shume mire.

Eshte e trishtueshme te shohesh se si kampionia jone nuk e kaloi dot “pengesen” e fundit!

Por ne te njejten kohe ky fakt na kujton per te njeqinden here se shoqerise shqiptare nuk i mjaftojne kampionet e sportit…dhe as fama e shqiptareve te suksesshem.

Vendi ka nevoje me shume se kurre per kampione te nje natyre tjeter: marathonomake qendrese dhe reagimi qytetar qe nuk i qendrojne regjimit as anash e as skiç…. por perballe!

#stopfarsësrama

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Kasanof nxori zbuluar axhendën e Kim dhe Escobar!

Nga Armand MAHO Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet …

Leave a Reply