Ferdinand tregon arsyen pse Ronaldo injoroi Carragher

Cristiano Ronaldo ka lënë një imazh për t’u mbajtur mend para ndeshjes mes Manchester United dhe Liverpool të hënën. Portugezi, i cili nuk startoi kundër ‘Reds’, iu afrua grupit ku komentatorët e ‘Sky Sports’ po flisnin për ndeshjen dhe përshëndeti të gjithë përveç Jamie Carragher. Ish-legjenda e Liverpoolit kishte kritikuar disa aspekte të portugezit në ditët para sfidës, ndaj dhe CR7 iu drejtua vetëm Gary Neville dhe Roy Keane.

Cristiano Ronaldo donte ta bënte të qartë, se ai ishte i mërzitur me Carragher dhe këtë e bëri para të gjithëve. Rio Ferdinand, i cili pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te Manchester United dhe tani komenton ndeshjet, u përpoq të gjente një shpjegim për atë që kishte ndodhur, për arsyen pse portugezi e kishte injoruar Carragher.

“Duke e njohur Cristiano Ronaldon, them se Jamie Carragher ka folur gjëra të tilla që ai nuk i ka pëlqyer, ndaj ai ka dashur ta ‘turpërojë’ drejtpërdrejt në televizion,- tha Ferdinand për ‘FIVE’. – Cristiano është shumë llogaritës, ai është shumë i vetëdijshëm për atë që po ndodh, ai nuk është si dikush që ulet në shtëpi dhe shkëputet nga gjithçka”,- vazhdoi Ferdinand.

Cristiano Ronaldo është në dijeni të gjithçkaje që thuhet për të. Pa shkuar më tej, pak ditë më parë ai përdori rrjetet sociale, konkretisht profilin e tij në Instagram, për t’iu përgjigjur një fansi, çka shpërthyen thashethemet për të ardhmen e tij jashtë Manchester United.

“Do ta dinë të vërtetën kur të jap një intervistë pas disa javësh. Mediat thonë gënjeshtra.  Unë kam një fletore dhe në muajt e fundit nga 100 lajmet që kam shkruar, vetëm pesë ishin të sakta. Imagjinoni si gjërat janë. Mbajeni këtë këshillë,” tha CR7.

Megjithatë, portugezi mundohet të ‘përfitojë’ nga gjithçka që thuhet për të. “Unë e kam thënë gjithmonë, ai përdor mediat sociale dhe komentet e njerëzve si lëndë djegëse për ta shtyrë veten të jetë më i miri, e ka bërë që kur ishte fëmijë”,- thotë Ferdinand, i cili vazhdon: “Ai njihte këdo që fliste keq për të në mediat. Një herë më tha për Gary Linekerin sepse është një fans i madh i Messit. Ai di gjithçka”.

About Redaksia

Check Also

Thellohet skandali në Spanjë, Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Mes polemikave për gjykimin e El Clasicos të së dielës mbrëma, është zbuluar se presidenti …

Leave a Reply