Shantazhet e një dordoleci

Bledi Kasmi

Në filim Rama e nisi me shantazhe ndaj Bashës synimin për nënshtrimin e opozitës me hetimet e Prokurorisë dhe strukturave amerikane. Basha rezistoi pak dhe më pas u thye, uli gjithçka mbante veshur dhe dorëzoi bashkë me veten për pak kohë edhe PD dhe opozitarizmin. Kjo edhe për shkak të gomarrlliqeve të veta me “letrat”.

Mirëpo paniku më i madh nuk ishte Basha, por Berisha. Atëhere ndërseu Sorosin për “Non Gratën” që ta fshninin fare nga politika sepse edhe hija e tij e tremb.

Mirëpo Berisha nuk është Basha. Në vend që të hiqte vetullat nxorri sytë. E rikthey Berishën në krye të PD për të zezën e vet dhe tani leh tek SPAKU i Patisë përmes kones Tao që të bëjnë ata atë që ai nuk ka sumatriçe ta bëjë dot, pra të bëjnë të pamundurën që ta shpëtojnë Ramën nga halli që e ka zënë.

Shantazhi i Ramës vazhdon me të njëjtën skemë tani me “çunin e Pazarit të Ri”. Edhe me këtë ka histori jo të lehta. Ja di kokën dhe e di që ai e njeh mirë. Si frikacak kërkon sërish të nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve, pra SPAK-ut të Partisë, SHIK dhe Sigurmit të dikurshëm. Të gjitha variantet janë pesë me hiç.

Shantazhet e dordolecit të Surrelit bien të gjitha brenda pak ditësh dhe Rama ka hesape për të larë me shqiparët. Shtatori është afër.

About Redaksia2

Check Also

VOA jep shifrën dramatike: Mbi 46 % e popullsisë në Shqipëri në rrezik varfërie

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, Eurostat, mbi 46 për qind e popullsisë …

Leave a Reply