Berisha: Rama injoron Pogradecin, Tushemishti nuk u përfshi në 100 fshatrat turistikë

Gjithçka kjo qeveri e mbulon me një propagandë mashtruese jashtë imagjinate. Këtu është një detyrë shumë e rëndësishme e jona si intelektual.

Nga mëngjesi deri në darkë, qeveria nuk ngurron të përdorë format më banale, më vulgare më të papara të propagandës, për të indoktrinuar, fshehur dhe mashtruar. Qeveria është e shkëputur nga realiteti i shoqërisë.

Unë kam ardhur këtu para 1 muaji. Dhe çfarë më rezultonte. Një dizinteres i plotë për Pogradecin. Por po ta dëgjosh kreun e qeverisë, ai flet çdo ditë për turizmin e përsosur të organizuar në këtë vend.

Kurse Tushemishtin ai nuk e ka përfshirë në 100 fshatrat, jo. Tani se, si mund të vendosësh që Tushemishti të mos jetë mes 100 fshatrave turistikë, këtë e di vetëm mendja e tij. Kjo është një injorim, shpërfillje për Pogradecin.

About Redaksia

Check Also

Boçi: Bardhi ka paraqitur prova kundër vëllait të Edi Ramës, sjellja e SPAK interesante

Debati nëse ka kallëzim ose jo për vëllain e Edi Ramës në SPAK, ishte në …

Leave a Reply