Meta: Zgjedhje të parakohshme, Ramoviçi do të ikë si Millosheviçi!

Ish-Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, komentoi këtë pasdite për Fax Neës nisjen e hetimeve të SPAK ndaj tij, marrëdhëniet me SHBA-të dhe nuk munguan sulmet ndaj Ramës.

Kreu i Partisë së Lirisë tha se do të kallëzojë Autoritetin e Dosjeve, do publikojë të tjera detaje për aferat e qeverisë dhe shtoi se opozita në shtator do të ketë një angazhim të jashtëzakonshëm.

Meta theksoi se zgjedhje të parakohshme do të ketë në bashkëpunim me popullin e Shqipërisë.

“Në shtator një angazhim të jashtëzakonshëm të opozitës. Jemi këtu për t’i dhënë dimensionin e munguar prej kohësh opozitarizmit në vend. Zgjedhjet e parakohshme, me bashkëpunimin e popullit të Shqipërisë. Ramoviçi do të ikë si Millosheviçi, dhe më lehtë”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

E paralajmëruan për Ballukun, 9 vende të BE-së ngrijnë negociatat me Shqipërinë

Negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian janë futur në një fazë frenimi, që i dedikohet …

Leave a Reply