Nga Luçiano BOÇI
Sot e kishte rradhën Marku. Dje Luiza.
Nesër…do dali ndonjë talent tjetër që Rama do ta përdorë mediatikisht për qëllimet e veta.
Por se sa e do Rama sportin e flamurin që ata nderojnë dihet.
- Mjafton të kujtojmë që në vendin tonë shumë sporte nuk mbështeten e financohen. Disa janë zhdukur fare dhe një pjesë e madhe kanë degraduar në thjesht pasione individuale që financohen nga familjarët. Kështu ndodh me çiklizmin, skinë, peshëngritjen, notin, por dhe me lojërat me dorë.
- Mjafton të shohim pikat e nenit 12/1 të ligjit, për gradat shpërblyese për sportistët elitarë.
Pika 4 e cilëson qartë se “me ndërprerjen e statusit (sportist elitar) marrëdheniet financiare ndërpriten”.
Hapur Rama sanksionon hedhjen në rrugë të madhe të sportistit, sapo ai le sportin, pasi i ka shtrydhur atij lavdinë.
Kjo është e turpshme dhe e patolerushme, kur dihet se shumë sporte mund të ndërpriten në moshë të re, (peshëngritja, atletika) ose akoma më të re, për shkak të dëmtimeve.
- Mjafton të dallojmë përdorimin e dy standarteve vlerësuese, ose më saktë të vlerësimit kur ia dikton situata, sepse të jetë për sportistët e sportin Ramës nuk i digjet barku:
-Veneron më shumë një medalje Europe (Gega) dhe meprizon një medalje Botërore (Calja).
-Ose, Markut i rezervon ceremoni (shumë mirë si shembull frymëzues), sepse është fitues në një kategori joolimpike, ndërsa skiatores italiane LARA COLTURI të natyralizuar SHQIPTARE, e cila ngriti flamurin shqiptar për 4 medalje ari në Kili, nuk i dedikon as një status fcb-je!
Nuk po flas për pagën, nëse do ia japë apo jo, se normal LARA-s do i ngjajë qesharake.
Por të paktën ta kishte bërë lajm vlerësimin për të, pasi dhe LARA e di që flamuri shqiptar është më i bukuri, prandaj dhe e ngre atë me krenari.
Njeriu që nuk e vlerëson vërtet ngritjen e tij dhe kampionët që e valvisin me krenari atë, është ai, kampioni i hipokrizisë, Rama!