Sa u kushton shqiptarëve “zemërgjerësia” e Tony Blair?!

Nga Iva V.GRILLO

Ish-kryeministri britanik ka vendosur te ofroje sherbimet e veta per kryeministrin shqiptar…te cilat sipas deklarimeve te “furres” propagandistike kryeministrore “Fuga” , do te jene falas.

Ne lajmet qe qarkullojne thuhet se Blair, nepermjet Fondacionit te tij per “Ndryshim Global” do te keshilloje qeverine shqiptare ne fusha te ndryshme, por me kryesorja per marredheniet me publikun dhe promovimin e sukseseve te supozuara qeveritare.

Ne fakt lajmet qe vijne nga vendi i Zotit Blair jane ne rastin me te mire… çorientuese… sidomos ato qe lidhen me performancen e qeverise shqiptare dhe impaktit “global” qe ajo ka.

Nuk dime nese Blair i lexon gazetat e mengjesit ne vendin e tij, por sipas lajmeve te fundit, duket se impakti i vetem i matshem global i qeverise shqiptare eshte trafiku i madh i lendeve narkotike, krimi i organizuar dhe mijerat e refugjateve te pashprese qe Shqiperia eksporton ne Evrope.

Aq problematike eshte bere çeshtja e emigranteve te paligjshem, sa qe qeveria britanike ka humbur me ne fund durimin: i ka kerkuar qeverise shqiptare te dergoje police- hafije shqiptare qe te plasin koken vete me bashkatdhetaret e tyre te mjere, te cilet duken se perdorin cdo lloj truku per te ikur nga syte kembet… pikerisht nga vendi qeverisjen e te cilit deshiron te promovoje globalisht Zoti Blair…falas…ashtu per qejf.

Duhet te kesh “qejf” dhe motivim te madh qe te ofrohesh per ti pastruar fytyren dhe zbukurosh imazhin qeverise me te korruptuar ne Evrope…sidomos falas.

“There is no such thing as free lunch” eshte nje shprehje e famshme qe njihet mire edhe ne vendin nga vjen zoteria.

Ndoshta qeveria shqiptare nuk po paguan direkt vete per kete sherbim, ndoshta dikush tjeter paguan qe qeverise ti vije ne dere kjo “miresi” me zbukurim imazhi… e cila duhet thene qe i hyn shume ne pune ne keto kohera skandalesh te padegjuara…

Por gjithsesi, jemi te sigurte se kushdo qe paguan qofte ne para apo jo, i ka bere llogarite e veta.

Ne shqiptareve duhet te na shqetesoje, dhe shume madje… se sa do ti kushtoje demokracise dhe te ardhmes se vendit kjo “zemergjeresia” dhe sherbimi kozmetik qe i ofron Tony Blair&co qeverise se korruptuar te Tiranes…

Kujt i intereson qe te duket bukur nje regjim te cili po perze qytetaret e vet?!

#stopfareserama

About Redaksia

Check Also

Guxim për të fituar

Nga Oerd BYLYKBASHI Më 11 dhjetor 2021, në Kuvendin madhështor të Partisë Demokratike sanksionuam për …

Leave a Reply

Your email address will not be published.