Berisha: Afera e Portit të Durrësit është afera korruptive më gjigante në Europë

Kryetari i PD, Berisha u shpreh se, Edi Rama, pa asnjë konsultë paraprake, me qytetarët e Durrsit, me grupe interesi dhe asnjeri tjetër përveç xhepit dhe llogarive të tij, po e shndërron portin e Durërsit në Dubain e familjes së tij. Ai tha se, afera e Portit të Durrësit gjer sot është afera korruptive më gjigante në Europë.

“Në shekuj dhe mijëvjeçare Porti i Durësit i ka dhënë Shqipërisë, rolin më të rëndësishëm dhe strategjik në rajon, përcakton nga Komisioni i Transportit të BE, së bashku me Portin e Tivarit, si njërin nga dy portet të rëndësisë strategjike për BE-në, çka do të thotë për rajonin dhe transportin në kuadrin e kësaj hapësire.

Edi Rama, pa asnjë konsultë paraprake, me qytetarët e Durrsit, me grupe interesi dhe asnjeri tjetër përveç xhepit dhe llogarive të tij, po e shndërron portin e Durërsit në Dubain e familjes së tij. Afera e Portit të Durrësit gjer sot është afera korruptive më gjigante në Europë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

BIRN: Vendimi për mandatin e Xhaçkës, zvarritje pas zvarritjesh në Kuvend

Këshilli i Legjislacionit vendosi të premten që t’i jepte 3 javë kohë një eksperti të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *