Berisha: SOROS arkitekt i korrupsionit në Shqipëri, manipulonte dhe Transparency International

Kreu i PD, Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një bashkëbisedim me ekspertë dhe përfaqësues të biznesit dhe familjarë. Berisha deklaroi se multimiliarderi George Soros është arkitekt i korrupsionit në Shqipëri ndërsa shtoi se ai manipulon edhe “Transparencë International”.

“Është afera multimilardëshe e Butrinit, një nga parqet më të bukura që mund të shohë njeriu. Cila familje përfiton nga ky park, askush. Përfitojnë vetëm një mafie e gërshetuar brenda dhe jashtë vendit, e cila për hirë të së vërtetës bën gjithçka për të bllokuar luftën ndaj korrupsionit. Po të merrni ju deklaratat e DASH, janë të shkëlqyera.

Ato denoncojnë qeverinë shqiptare për korrupsion të papërmbajtur në të gjitha degët. Por këto janë deklarata, ndërsa nuk ka asnjë denoncim për shkeljet madhore të konkurrencës, që janë bazë kryesore e këtyre vjedhjeve të mëdha. Nuk dua ta paraqes si fatalitet korrupsionin, por vetëdija jonë për këtë vjedhje që u bëhet shqiptarëve, duhet të jetë e madhe. Kjo vjedhje është një mekanizëm i frikshëm varfërimi për shqiptarët.

Ne jemi në mes të Europës. Këtu punët publike, shkollat, bëhen me 8-fishin e çmimit. BE dhe SHBA kanë manuale ndërtimi, por në Shqipëri nuk ka asnjë punë me manualin. Këtu është sa i mbush xhepin ministrit dhe kryeministrit. Janë me dhjetëra PPP dhe koncesione.

Vjedhje e tmerrshme ndodh me çmimet. Sot në Mal të Zi, nafta që nuk nxjerr asnjë litër naftë, është 900 lekë më e lirë se në Shqipëri. Po pse, sepse kështu don kryeministrit. Sepse në këtë mënyrë, ai pasurohet dhe vetë. Kjo është me vajin, djathin e të gjitha.

Shqipëria ka vendosur një mekanizëm që të rrisë edhe më shumë çmimet në krahasim me tregun. Pra ne në fakt po shkojmë drejt një rrokullisje. Shqiptarët ikin, varfëria troket masivisht në Shqipëri. Një nga arkitektët e korrupsionit në Shqipëri dhe botë është George Soros. Pasi dola në opozitë unë mësova se ai manipulonte Transparency Internacional. Institucionin botëror që vlerëson transparencën dhe luftën ndaj korrupsionit. E manipulonte për llogari të Edi Ramës, askujt tjetër. Dhe përfaqësuesit shqiptarë u shkarkuan sepse thanë të vërtetën”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dom Gjergj Meta: Nga Krishtlindja në Krishtlindje ka më pak njerëz, shkollat janë mbyllur

Dom Gjergj Meta tregoi se si ka ndryshuar shoqëria ku jetojmë nga Krishtlindja e kaluar. …

Leave a Reply