Berisha: Porti i Durrësit, kompania nga Emiratet shërben si mburojë e Edi Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur edhe te afera e kryeministrit Edi Rama me portin e Durrësit. Berisha tha se, në Shqipëri ndodh një nga vjedhjet më të tmerrshme që mund të bëhet. Vjen një kompani nga Emiratet e Bashkuara dhe shërben si mburojë e kryeministrit të vendit, për të plaçkitur më shumë se 1 mln e gjysëm metra katror tokë në Portin e Durrësit.

“Kemi brigje nga më të bukurat, male mahnitëse me potencialet e tyre. Ata të cilët i zotërojnë ato, janë klientelë, nuk kanë asnjë lidhje me fushën. Turizmin e merr burri i ministres, territore të tëra. E merr hokatari i kryeministrit. E marrin të tjerë të cilët nuk kanë asnjë interes zhvillimor përveç shfrytëzimit. Shqiptarët vidhen sa asnjë popull tjetër në Europë dhe ndoshta edhe në botë.

Vidhen me çmimet, procedurat, koncesionet, PPP-të. Në Shqipëri ndodh një nga vjedhjet më të tmerrshme që mund të bëhet. Vjen një kompani nga Emiratet e Bashkuara dhe shërben si mburojë e kryeministrit të vendit, për të plaçkitur më shumë se 1 mln e gjysëm katror tokë në Portin e Durrësit. Ka një emër, kullë të lartë në Dubai, por ka një mashtrim po aq të madh sa kulla, në Savë, Beograd, këtu afër nesh. Kjo është e vërteta e këtij investitori. Por nuk ka asnjë rëndësi, rëndësi ka që shërben si mburojë e Edi Ramës.

Kompani të tjera gjigante, instalohen në kushtet që duan, pa garë. Pa garë jepet Skavica, qindra milionë. Pa garë merren 760 mln buxhet”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha i kujton Yuri Kim çfarë ndodhi në ’97: Një ambasadore u largua, por jo SHBA

Kryetari i PD, Berisha i kujtoi ambasadores Yuri Kim se nuk ka pasur asnjë ndërprerje …

Leave a Reply

Your email address will not be published.