Berisha: Sot çdo qytetar shqiptar ka 20 mijë euro borxh, peshqesh i Edi Ramës

Varfëria në termat e sotëm prek 47% të shqiptarëve. Dëshmi janë falimentimet e bizneseve, kanë falimentuar mbi 107 mijë biznese. Janë sirenat e mjerimit, që bien në të gjitha dyqanet, si listat ushqimore, borxhet e pafundme të familjeve shqiptare. Sot secila prej tyre, krahas kredisë që ka marrë në bankë, ka një borxh të dytë të tmerrshëm.

Ky borxh do të thoshte Edi Rama në vitin 2013, është 2 mijë euro për të sapolindurit, sot ky borxh është fiks 20 mijë euro. Është dhjetëfishuar.

Ky borxh, krahas largimit të rinisë nga vendi, shënon rrënimin më të fuqishëm të të ardhshme se shqiptarëve. Çfarë u lëmë ne atyre që vijnë pas nesh, u lëmë një borxh të tmerrshëm. U lëmë një të ardhme shumë të pasigurtë.

Shkaqet e kësaj situate janë komplekse. Disa janë tashmë shumë të qarta. Çdo shqiptar duhet të pyesë veten; pse ne varfërohemi, çpo ndodh me ne. E përsëris sërish me bindje, se unë nuk di një vend të dytë më të pasur se Shqipëria, në pasuri natyrore. Por këto pasuri janë shtuar në një mallkim për qytetarët. E tillë ishte gjendja në sistemin kolonial, i shfrytëzonin ato pa mëshirë. Kolonialistët pasuroheshin për vete, por qytetarët varfëroheshin.

About Redaksia

Check Also

PD nuk ka të bëjë me rastin Basha-Muzin: Do t’i çojmë me postë ambasadores Kim gjetjet e auditit

Deklaratë e anëtarit të Kryesisë së PD, Arben Ristani Në një intervistë televizive Ambasadorja Kim …

Leave a Reply

Your email address will not be published.