Ekspertja: Nga 2013 e deri më sot, legjislacioni tatimor ka ndryshuar 42 herë

Meri Lika, eksperte

Qeveria ka një defekt shumë të madh, sepse ka një luhatshmëri të madhe te legjislacionit tatimor. Është shumë i paqëndrueshëm. Ndryshon jo me plan strategjik, por sipas interesave që ka qeveria. Në një analizë të thjeshtë që i kam bërë, nga 1993 deri në 2013, legjislacioni tatimor ka ndryshuar vetëm 12 herë.

Nga 2013 deri më tani ka ndryshuar 42 herë. Dhe pritet që të bëhet një ndryshim tjetër, që do të prekë më keq biznesin, sidomos biznesin e vogël që do ta taksojnë me 23 %. Përveç kësaj, kam vërejtur edhe një problem tjetër. Paga minimale nuk indeksohet çdo vit sipas inflacionit, por indeksohet vetëm nëpër vitet elektorale.

Nga 1993, deri në vitin 2013, paga minimale është indeksuar vit për vit, ndërsa pas 2013 paga minimale është rritur vetëm në vitet elektorale, ose kur qeveria është ndjerë ngushtë.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply