Te dashur miq, Mihail Gorbaçov, ish-presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik ne vitet 1985-1991, njeri nga personalitetit me te shquara te shekullit te XX-te mbylli syte pergjithmone.
Mihail Gorbaçov ishte nje gjeni i kurojos njerzore i cili me reformat qe ndermori, qendrimet qe mbajti dhe vendimet historike qe firmosi, luajti nder rolet me kryesore ne shembjen e sistemit komunist ne Europe. Ai me reformat glaznostin (hapjen, transparencen) e famshem dhe pejerstrojken, ristrukturimin, tronditi ne themele sistemin totalitar komunist ne Bashkimin Sovjetik dhe vendet komuniste te bllokut sovjetik dhe inkurajoi levizjet disidente dhe opozitare ne keto vende.
Gorbaçov me vendimin e tij per ti dhene fund doktrines se sovranitetit te kufizuar te diktatorit sovjetik, Leonid Brezhnjev per vendet ish-komuniste te bllokut sovjetik dhe kontribut thelbesor ne suksesin paqesor te revolucionit demokratik te vitit 1989 ne vendet ish-komuniste te Europes lindore, renien e Murit te Berlinit dhe rrezimin njera pas tjetres te klikave komuniste ne keto vende. Ai me reformat dhe politiken qe ndoqi luajti rol historik ne perfundimin e luftes se ftohte dhe shperberjen paqesore te Bashkimit Sovjetik te cilsuar nga Presidenti i SHBA-ve Regan si perendori e te keqes.
Gorbaçov ishte gjithnji nje ze i arsyeshem dhe force per paqen, per çka mori edhe Çmimin Nobel. Vitet e fundit te jetes se tij diktatori Putin e vendosi ne nje survejim konstan qe ja nxiu jeten. Sot ky diktator barbar me luften e tij ne Ukraine per krijimin e perendorise se dikurshme sovjetike po ç’ben trashigimin e Gorbaçovit. Por Mihal Gorbaçov do nderohet gjithmone si gjeni i kurojas njerezor qe me vendimet dhe reformat e tij luajti nje rol te pazevendesueshem ne lirine e popujve te shtypur nga klikat komuniste dhe paqen ne Europe dhe ne bote.
Ne vitin 2011 Garbachov vizitoi Shqiperine dhe pata rastin qe ta pres dhe ti shpreh mirenjohjen time te thelle dhe nderimin e madhe per rolin paresor ne lirine e popujve qe vuanin nga diktaturat komuniste ne Europe, perfeshire dhe shqiptaret. Duke i percjelle ngushellimet me te ndjera familjes se tij shpreh bindjen se Mihail Gorbaçov do jetoje gjithnji ne veprat e padekshme te kohes qe jetoi. sb