Paloka: Nano nuk u shkarkua se “nuk realizoi objektivat”, krimi lulëzon që kur ka ardhur “rilindja”

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka reaguar pas shkarkimit të Drjetorit të Policisë së Shteteit, Gledis Nano nga qeveria. Paloka shkruan në nreagimin e tij se, argumentat e paraqitura nga Çuçi nuk janë aspak të besueshme.

“Pra nuk e ha kush që Nano u shkarkua se nuk luftoi krimin. Krimi lulëzon që kur ka ardhur “rilindja” dhe Rama në pushtet pikërisht me bekimin direkt të këtij të fundit”, shkruan Paloka.

Reagimi i Palokës

Gledis Nano u shkarkua se “nuk realizoi objektivat”!

Cilat ishin objektivat?

Lufta kunder krimit?

A eshte i besueshem ky argument per nje qeveri te lidhur koke e kembe me krimin ? Nje qeveri qe ka emeruar dhe ka mbeshtetur drejtore policie vetem ata qe plotesonin dy kritere kryesore;

-militante te bindur te rilindjes (hajdute votash)

-lidhje me krimin

Pra nuk e ha kush qe Nano u shkarkua se nuk luftoi krimin. Krimi lulezon qe kur ka ardhur “rilindja” dhe Rama ne pushtet pikerisht me bekimin direkt te ketij te fundit.

Po atehere cila eshte arsyeja?

Deri tani dihet dhe eshte deklaruar qe Nano ka patur mbeshtetje amerikane…

Dihet gjithashtu qe atij ju kerkua doreheqja dhe ai nuk pranoi!

Nderkohe, eshte vertetuar me se nje here, se Rama qe i perdor nderkombetaret ne menyren me te rendomte, sa here e kur i duhen, ne menyre po aq te rendomte i shperfill e madje i poshteron kur preket interesi i tij.

Sidoqofte “Misteri” i shkarkimit te Nanos, nuk do mbetet pa zbuluar dhe shpejte, por dhe nje here, eshte e sigurte qe nuk eshte mos realizimi i objektivave ne luften kunder krimit, arsyeja pse u shkarkua.

 

About Redaksia

Check Also

Rama viziton Vangjush Dakon në banesën e tij pasi e liroi nga burgu

Këtë të premte Kryeministri Edi Rama, ka qenë në qytetin e Durrësit, ku zyrtarisht ka …

Leave a Reply