Nga Alba KEPI
Cili eshte ky interes “MADHOR” qe shtyn kryeministrin shqiptar te ligjeroj per lloto sporti mbi nje ore perballe popullit, qe serviret nga non stopi i lajmeve majtas / djathtas lart e poshte?
Cili eshte ky hall i madh qe ka kombi qe detyron kreun e qeverise te “mbush mendjen” se ku e si duhet luajtur parashikimi i nje ndeshje sportive?!
Cili eshte ky pushtet i mbipushtetshem qe orienton diten e punes se nje shteti e vemendjen e nje publiku me nje çeshtje qe zgjidhet brenda nje drejtorie o Ministrie!?
Kujt po i mbushin mendjen e me ke po bejne krah force axhenduesit e keshillimit kombetar?!
Parate e krimit, kokaines, hashashit, kontrabandes, zhvatjes me dhune e kercenim jete, pastrohen se pari tek industria e ndertimit, kullat e betonit e apartamentet milionere qe i blejne veç pushtetaret e halabaket e krimit!
Asnje kryeminister ne bote do harxhonte diten e punes me kete show bastexhinjsh e as do komentonte dy fjale me homologet per nje çeshtje te tille.
Kthehuni punes KM, vendi eshte ne gjendje alarmuese kriminale, pa energji, me inflacion e borxh stratosferik!
Ruajini te rinjte nga droga, kallashi, emigrimi KM!