Rama çon në krye të SHISH i sh-këshilltarin e tij

Kryeministri Edi Rama ka komunikuar emërimin në postin e zv/drejtorit të Shërbimit Sekret dhe drejtorit të komanduar të tij, të Olian Kanushit. Në një takim me drejtues të SHISH këtë të mërkurë, u vendos emërimi në postin e ri për 41-vjeçarin. E i përzgjedhuri është Kanushi, i cili ka qenë deri para një viti këshilltari i vetë Ramës për çështjet e sigurisë.

Në mbledhjen e sotme, kryeministri ka pasur një takim që herët në mëngjes me drejtorët e SHISH, ku përveç prezantimit të Kanushit, ka lënë porosi të veçantë për oficerët. Numri një i qeverisë ka kërkuar që të merren “me sigurinë dhe punët brenda vendit, pastaj shihni ato me jashtë”.

Ndërkohë që Kanushi ka marrë detyrën e tij të re, për pak kohë do të duhet të zëvendësojë edhe drejtorin aktual të SHISH-it, Helidon Bendo. Ky i fundit ka rreth 2 muaj që është në SHBA, ku ka nisur një intership 1-vjeçar për specializim. Duke qenë se nuk ndodhet në vend, Bendo nuk do ushtrojë detyrën e drejtorit të Përgjithshëm edhe për të paktën 10 muaj të tjerë.

Ndaj dhe Rama ka vendosur që në SHISH të çojë ish-këshilltarin e tij.

SHISH është një nga dy strukturat e inteligjencës shqiptare së bashku me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) ose ish Shërbimi Informativ Ushtarak. Por sot ka pasur lëvizje edhe në institucione të tjera. Ashtu siç e paralajmëroi Dosja.al, është shkarkuar nga detyra edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano. Për këtë vendim, ministri Çuçi u shpreh para mediave se Nano është shkarkuar me vendim të qeverisë, me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat.

Në vendin e tij, deri në emërimin e një drejtori të ri, do të jetë i komanduar nëndrejtori, Tonin Vocaj. Sakaq, sot janë shkarkuar nga detyra edhe 2 zv.ministrat, ajo e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici dhe zv. ministri i Infrastrukturës Ardi Veliu. Bici është rikthyer në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, ndërsa Veliu do drejtojë Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply