Kështu që e transformuar në një makineri gjigante vjedhje, asnjë ligj dhe institucion nuk e ndalon më këtë makineri.
Vjedhja e pronës publike, kulmon me aferat gjigante të Portit të Durrësit dhe Parkut të Butrintit.
Vjedhja e qytetarëve me çmime të prokurimeve publike bëhet gjithnjë e më e madhe.
Rrugët po ndërtohen me çmime tetë herë më të larta, dhjetë herë më të larta se çmimet e bazuara në manualet e ndërtimit të BE-së.
Nuk ka ligj, nuk ka manual, nuk ka asgjë që mund të ndalojë Edi Ramën dhe grupin e tij në vjedhjet e papërmbajtura.
Edi Rama po e ndërron Shqipërinë, fund e krye si çifligun e tij.