Pse kjo urrejtje ndaj Tropojës?

Nga Bujar LESKAJ

Sekti Rama në qeverisje vijon hakmarrjen politike ndaj banorëve të Tropojës, duke ua mbyllur Zyrën e Kadastrës Shtetërore. Qeveria gjoja e “Shërbimeve që shkojnë pranë qytetarëve” po i detyron malësorët e varfër të Tropojës të bëjnë vajtje-ardhje 220 km dhe të kalojnë katër herë dy doganat me Kosovën, për të marrë shërbimet kadastrale në Kukës!

Kjo lëvizje e Liderit Global dhe veglave të tij Lame and Co. vjen në një kohë kur në rrethin e Tropojës 90 përqind e banesave në të gjitha fshatrat janë të parregjistruara dhe në tërësi, 80 përqind e të gjitha të pasurive të paluajtshme është e parregjistruar. Sikurse cilëson me të drejtë Isuf Çelaj, deputet i Partisë Demokratike për Tropojën në postimin e tij në Facebook, “…t’jua mbyllësh tropojanëve Zyrën e Kadastrës Shtetërore, duke ua dërguar në qendër të qarkut në Kukës, është një krim!”

Shteti duhet të jetë pranë qytetareve me shërbimet e tij, dhe jo t’u largohet atyre! Pasi Rama ua hoqi tropojanëve shërbimin e kontrollit teknik të automjeteve, i cili kryhet në Kukës, shërbimin e tatim-taksave dhe marrjes së vërtetimeve të thjeshta tatimore, shërbimin e drejtorisë së arsimit, të cilin ua çoi në Lezhë dhe të drejtorisë së shëndetësisë, që ua largoi në Shkodër, pasi u mbylli Gjykatën e Shkallës Parë dhe ua transferoi në Kukës, si dhe u shkriu shërbimin e paraburgimit, tani ua heq atyre edhe shërbimin e fundit të Shtetit që kishte mbetur në Tropojë, Zyrën Vendore të Kadastrës!

Pse kjo hakmarrje e gjatë 9-vjeçare politike ndaj qytetarëve të Tropojës? Pse asnjë premtim i mbajtur për Tropojën, asnjë investim publik i rëndësishëm, asnjë kthim vëmendjeje ndaj zhvillimit të saj të qendrueshëm, me politika që vetëm i largojnë shqiptarët nga vendi i tyre dhe shpopullojnë zona të caktuara të vendit? Përgjigjja është e qartë për çdo tropojan dhe qytetar të Shqipërisë.

Sekti Rama e urren Tropojën dhe tropojanët, pse ata kanë votuar në vijimësi për Partinë Demokratike dhe Profesor Doktor Sali Berishën. Prandaj dhe nuk mbajnë asnjë premtim, por në pabesi dhe paturpërsi, i largojnë Tropojës shërbimet më elementare dhe bazike të Shtetit.

About Redaksia

Check Also

Tre llojet e protestës në marshimin e sotëm mbi Tiranë

Nga Alfred LELA Sot, në ora 18.00, Partia Demokratike dhe aleatët opozitarë tubohen, në atë që …

Leave a Reply