Shehu: Rama në festën e dështimit të “Open Balkan” në Beograd

Nga Tritan SHEHU

Kryeministër, panaire te verërave, janë organizuar qindra vite me pare se Vuçiç të përmendte ‘Ballkanin e hapur’!

Nuk linden panairet, shkëmbimet, tregtia, lëvizjet e njerëzve ne Rajonin tone kur ne Nish, Vuçiç e mbas tij Rama, u rikthyen tek ‘Jugosllavia e re’!

‘Ballkani i hapur’ nuk semplifikohet me panairet!

Ky barazim behet per te maskuar me nje panair vererash ne Beograd te verteten e hidhur, aspiratat hegjemoniste serbe nen ‘Jugosllavine e re’.

Te shkosh me ‘trumbeta’ ne Beograd per nje panair te tille, kete here do te thote edhe te kerkosh te fshehesh deshtimin e qarte te asaj nisme vuciciane, me Ramen amplifikues.

Te jemi te sinqerte ajo ngel nje nisme e Beogradit ne radhe te pare influencash e aspiratash politike, interesash per dominim politiko-ekonomike ne Rajon.

Dhe mbas Beogradit qendron Rusia, Lindja, sic e konfirmoi dhe Mali i Zi.

Ndersa kush kerkon ta shese ate per nje nisme strikt ekonomike, edhe nepermjet llojeve te vererave gabon rende.

Ndoshta kujton se ka perballe njerez te dehur nga vera.

Ne fakt edhe vete Rama aty u detyrua te pranoje se kjo ‘nisme’ shkon pertej ekonomise e politikes.

Dhe ketu ka nje te vertete, se kjo nisme lidhet dhe e ka zanafillen ne reminishencat serbe per dominim, per te cilat ajo ka perdorur jo rralle ‘mjete’, larg atyre politike e ekonomike, me cmime shume te larta keto per popujt.

Rajonit tone i nevojiten vetem politika e modele Europiane e Perendimore.

Vizione integruese nen garancine e Brukselit e te projekteve te tij.

Kete nuk mund ta bejne as edhe te ftuarit e vetem te cuditshem nga Ankaraja e Budapesti, qe jane thirur ne ate Samit, per te kamufluar ‘izolimin’ nderkombetar ndaj asaj nisme.

Eshte vetem ajo Politike, me themel aspiraten europiane te popujve te Ballkanit Perendimor, qe duhet pershendetur edhe me vererat me te mira.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply