Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik

Aspiratat kombëtare dhe demokratike kanë luajtur padyshim rolin e tyre, por në këtë rënie gjeopolitike të madhësisë së parë, shpesh harrohet për një ngjarje vendimtare: shpallja në qershorin e 1990 e sovranitetit të Rusisë nga ana e Boris Jelcinit.

Rënia e Bashkimit Sovjetik në fundin e 1991 përbën rezultatin e një procesi dhe pasojën e shkaqeve të shumta. Në atë vit ranë njëkohësisht një sistem socio – ekonomik (“socializmi i avancuar”, për të rimarrë një përkufizim të përdorur nga Leonid Brezhnjevi) dhe një shtet federal. Lista e shkaqeve që kanë çuar në “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit të XX”, sipas shprehjes së përdorur nga presidenti aktual rus Vladimir Putin është patjetër e gjatë. Mikhail Gorbaçiovi, në pushtet nga viti 1985, kërkon ta transformojë Bashkimin Sovjetik nëpërmjet një riorganizimi ekonomik (perestroika) dhe një transparence më të madhe (glasnost), por sistemi ekonomik sovjetik nuk arrin të dalë nga kriza dhe autarkia e izolon nga qarqet botërore. Nga mesi i viteve ’70 përqindjet e rritjes ranë brutalisht, produktiviteti i punës ka rënë dhe kurba e konsumeve ishte në zvogëlim. Gjithë kësaj i shtohet një krizë demografike e karakterizuar mbi të gjitha nga ulja e moshës mesatare (4 vjet për burrat) dhe nga një reduktim domethënës i popullsisë aktive, veç kësaj, ekonomia sovjetike nuk mund t’i drejtohej më, ashtu si në dekadat e mëparshme, shpërdorimit të krahut të punës, që kishte fshehur gabimet në zgjedhjet ekonomike staliniane dhe të Nikita Hrushovit. Veç kësaj, në një kontekst konkurrence me Shtetet e Bashkuara (sidomos gjatë administratës Reagan), regjimi sovjetik, që nga 1979 ka ngecur në moçalin afganas, rrit shpenzimet ushtarake, që në fundin e 1980 përfaqësojnë midis 15% dhe 18% të PBB. Bashkimi Sovjetik dobësohet gjithashtu nga frakturat e “bllokut komunist” të Europës Lindore, me krizën e regjimit polak (shpërthimi i lëvizjes Solidarnosc në 1980, vendosja e ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme e 1981). Në planin e brendshëm, Bashkimi Sovjetik përballet me një krizë ideologjike dhe morale, e karakterizuar nga një “gënjeshtër e përgjithësuar” (sipas përkufizimit të Andrej Sakharovit) dhe nga paaftësia koteksuale e sistemit për të vendosur nën kontroll tekonologjitë e reja të informimit e informacionit të globalizuar. Liria e fjalës favorizon shprehjen e rivendikimeve të shumta, sidomos atyre të tipit nacionalist.

Në këtë kontekst, elementi diskriminues është pikërisht rizgjimi i nacionaliteteve që përbëjnë “familjen e madhe dhe vëllazërore të republikave socialiste sovjetike”. Rënia e shtetit federal sovjetik duket si rezultati një procesi të dyfishtë: një lëvizjeje centrifuge, që vë në trazirë periferitë perëndimore dhe jugore të Bashkimit Sovjetik (republikat balltike dhe kaukaziane, më të deprëtueshme ndaj sovjetizimit – rusifikimit), dhe një shembjeje të qendër ruse, që i detyrohet në pjesën më të madhe strategjisë politike të Boris Jelcinit. Ky i fundit, në konfrontim – përplasjen me Mikhail Gorbaçiovin nuk heziton të luajë kartën e nacionalizmit rus, duke shpallur në qershorin e 1990 “sovranitetin” e Rusisë. Në këtë mënyrë e boshatis Bashkimin nga përmbajtja e tij dhe shpërthen ndërkohë një reaksion në zinxhir, pasi çdo republikë shihet e inkurajuar të shpallë sovranitetin e saj, në mos pavarësinë e saj. “Problemi kombëtar ka qenë plotësisht dhe tërësisht i vendosur nga Bashkimi Sovjetik. […] Nuk mbetej veçse ndonjë pikë e vogël fërkimi”, kishte deklaruar në mënyrë të lehtë Mikhail Gorbaçiovi në fillimet e 1987. Në vitet në vazhdim, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (PKBS), duke vazhduar ta mohojë dëshminë, në ndryshim nga Boris jelcini, refuzon të marrë seriozisht rritjen e nacionalizmave dhe tenton ta mbyllë garën e nacionalizmit rus, i bindur se mund të mbështetet mbi qëndrueshmërinë e idesë federale, që do të kërkojë ta mbrojë deri në fund.

Shtetet balltike

Republikat balltike (që përfaqësojnë rreth 1% të territorit dhe 3% të popullsisë sovjetike), pas pavarësisë së siguruar në 1918 dhe inkorporimit të detyruar në Bashkimin Sovjetik si pasojë e paktit gjermano – sovjetik të 23 gushtit 1939, do të marrin rolin e pionierit në procesin e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Me nivel të lartë jetese dhe hapje më të madhe ndaj botës, republikat balltike duke filluar nga 1986 – 1987 shohin të lulëzojnë “grupe informale” të shumta që në të kaluarën qenë mobilizuar për kauzat ekologjike apo për mbrojtjen e gjuhës kombëtare. Këto grupe bashkohen në “fronte kombëtare”, embrione në kuptimin e vërtetë të fjalës të partive politike aksioni i parë i të cilave është manifestimi për përvjetorin e firmosjes së paktit gjermano – sovjetik të 1939. Më 23 gusht të 1989, 2 milion njerëz mbahen përdore duke krijuar një “zinxhir njerëzor” mbresëlënës që nga Lituania shkon në Estoni. Disa muaj më pas, në mars, “frontet popullore” e republikave balltike kishin arritur një fitore të pastër në zgjedhjet e para të lira për Kongresin e Deputetëve të Popullit të Bashkimit Sovjetik, asamble e re kushtetuese e inauguruar nga Mikhail Gorbaçiovi për të votuar reformat kushtetuese, politike, ekonomike e sociale dhe për të zgjedhur një “president të Bashkimit Sovjetik” të pajisur me pushtete të zgjeruara.

Prej 3 shteteve balltike është Lituania ajo që cakton ritmin e lëvizjes emancipuese ndaj Moskës. Lituania është shumë më homogjene etnikisht dhe gjuhësisht (rusët përfaqësojnë rreth 10% të popullsisë) respektivisht Letonisë dhe Estonisë (që shohin brenda tyre respektivisht një prani rusishtfolëse prej 45% dhe 35%). Në përfundim të pranverës së 1989, nën egjidën e Sajudis (Lëvizjes Rilindëse të Letonisë), e kryesuar nga muzikologu Vytautas Landsbergis, vendi shpall sovranitetin e tij dhe abrogimin e Nenit 6 të kushtetutës së Bashkimit Sovjetik mbi “rolin drejtues” të partisë komuniste. Në marsin e 1990, pas fitores dërrmuese të kandidatëve vendorë, Vytautas Landsbergis zgjidhet në krye të Sovjetit Suprem të Lituanisë, që shpall menjëherë pavarësinë e vendit, duke deklaruat të paligjshëm aneksimin sovjetik të 1940. Ky vendim hap një krizë midis Vilniusit dhe Moskës, që provokon bllokimin ekonomik të Lituanisë. Estonia dhe Letonia ndjekin gjurmët e Lituanisë, por me një ritëm më të përmbajtur. Pasi ka rivendosur flamurin estonez të para pavarësisë së 1918, Sovjeti Suprem Estonez i jep gjuhës letone statusin e gjuhës zyrtare. Më tej e bashkon ndryshimin orar të saj me atë të Finlandës dhe, në fundin e 1989, shpall sovranitetin e vendit. Në marsin e 1990 njofton hapjen e një “periudhe tranzicioni drejt pavarësisë”. Në Letoni, ku prania e rëndësishme e komunitetit rusishtfolës grupohet përreth një Interfronti, armiqësor ndaj çdo shkëputjeje, marshimi drejt shpalljes së pavarësisë është një çikë më i ngadaltë. Në majin e 1990 Sovjeti Suprem i Letonisë shpall nga ana e tij hapjen e një “periudhe tranzicioni drejt pavarësisë”.

Tensione në Kaukaz

Në republikat sovjetike të Kaukazit (Armeni, Gjeorgji dhe Azerbaixhan), verifikimi i aspiratave kombëtare është po aq i parakohshëm se në shtete balltike, por rezulton shumë më i dhimbshëm dhe kaotik për shkak të tensioneve të forta ndërkomunitare. Këto shpërthejnë në Armeni kur në shkurtin e 1998 autoritetet e Karabagut të Sipërm votojnë aneksionim e rajonit autonom Armenisë. Në fakt, kjo zonë banohet në 80% nga armenë të cilëve Stalini ia kishte caktuar Azerbaixhanit. Vota mbështetet nga manifestime të mëdha në Jerevan, kryeqytetin armen. Në javë më pas, më 27 dhe 28 shkurt, qyteti Sumgait, jo larg nga Bakuja, kryeqyteti i Azerbaixhanit, ku banon një pjesë e rëndësishme e komunitetit armen, transformohet në teatrin e një pogromi të tmerrshëm antiarmen, me qindra viktima. Këto ngjarje dramatike, të lidhura me mosveprimin e Moskës, i shtyjnë armenët të organizohen nëpërmjet “kolektivave”, si “Komiteti Karabak”. I kryesuar nga Levon Ter Petrossian, ky komitet arrin të kristalizojë aspiratat për demokraci dhe pavarësi. Në shembullin e shteteve balltike, Fronti Popullor Armen, që grupon një pafundësi komitetesh dhe grupesh politike, fiton në marsin e 1989 zgjedhjet në Kongesin e Deputetëve të Popullit të Bashkimit Sovjetik, kështu që një vit më pas afirmohet edhe në zgjedhjet lokale. Sovjeti Suprem i ri i Armenisë adopton simbolet e pavarësisë së përpara (efimere) të 1918 – 1920: flamur, himn kombëtar dhe rikthim të toponimeve parasovjetike. Ai shpaëë primatin e ligjeve armene ndaj atyre federale, vendim që ekuivalenton një shpallje të sovranitetit.

Në Gjeorgji, e konsideruar prej kohësh si republika kaukaziane më “frondiste” kundrejt Moskës, tensionet ndërkomunitare midis gjeorgjianëve dhe abkhazianëve, të shtypura ashpër nga trupat speciale sovjetike në prillin e 1989, stimulojnë në këtë rast rritjen e lëvizjes nacionaliste gjeorgjiane. Kjo e fundit kontrollohet me shpejtësi një disident i diskutuar, Zviad Gamsakhurdia, i kritikuar për kompromiset e tij të mëparshme me KGB. Ky personazh, me tendenca populiste, arrit të federojë rreth vetes një bllok nacionalist (Tryeza e Rrumbullakët Gjeorgjia e lirë), duke stigmatizuar pakicat abkhaze dhe oshece, të akuzuara se “minojnë ekuilibrin etno – demografik” të Gjeorgjisë. Blloku fiton zgjedhjet lokale të 1990 dhe shpall “sovranitetin” e Gjeorgjisë, “etapë e parë drejt pavarësisë”. Përballë fërkimeve me Armeninë, Partia Komuniste Azere arrin gjatë periudhës së perestrojkës të ruajë kontrollin e situatës dhe të marxhinalizojë nacionalistët e opozitës, duke u paraqitur si bastioni më i mirë ndaj “kërcënimit armen”. Megjithatë, do të jetë pikërisht Bakuja që do të ndodhë ndërhyrja më e përgjakshme e trupave federale sovjetike e këtyre viteve: pas 9 pogromesh antiarmene (13 – 14 janar 1990), ushtrianfederale ndërhyn në kryeqytetin azer për të rivendosur rendin, me një bilanc prej 170 të vdekurisht dhe 300 të plagosurish. Në fundin e 1990, situata në Kaukaz është laramane dhe komplekse për shkak të tensioneve të brendshme në gjirin e republikave dhe të konfliktit armeno – azer.

Azia Qendrore dhe Ukraina

Republikat myslimane të Azisë Qendrore, të konsideruara nga shumë vëzhgues perëndimorë si më të besueshmet në “hedhjen në erë të perandorisë” (Héléne Carrère d’Encausse, Shpërthimi i një perandorie?, 1979), për shkak të “demografisë galopante” të tyre, rezultojnë në provën e fakteve më pak të gatshmet për t’u emancipuar. Këto republika, krijesa artificiale të epokës staliniane, janë projektuar pa u mbajtur tërësisht parasysh realitetet etnike apo gjeografike. Asnjë republikë nuk rezulton homogjene etnikisht (pikërisht atë që donte Stalini): Kazakistani është populluar nga gjysma prej të prejardhurisht të kolonëve sllavë, rusë dhe ukrainas, por edhe nga të prejardhurit e 1 milion qytetarëve sovjetikë me origjinë gjermane, të deportuar në Kazakistan nën Stalinin; Yzbekistani numëron brenda vetes pakica të rëndësishme taxhike dhe kirgize; Kirgizistani mirëpret pakica yzbeke. Si në Kaukaz, këtu tensionet ndërkomunitare zgjohen me favorin e perestrojkës. Incidente të ndryshme shpërthejnë në Samarkandë, midis yzbekëve dhe taxhikëve, në Och, midis yzbekëve dhe kirgizëve. Megjithatë, komplesivisht, nomenklatura komuniste e Azisë Qendrore arrin t’i rregullojë konfliktet dhe të mbajë frenat e pushtetit. Si në zgjedhjet e marsit 1989 (e caktuara për të vendopsur deputetët e Kongresit të Popullit të Bashkimit Sovjetik), ashtu edhe ato të marsit 1990 (zgjedhje vendore), përfaqësuesit e partive komuniste sigurojnë një përqindje të lartë.

Aparati sovjetik u reziston, në të njëjtën mënyrë, edhe ndryshimeve deri në fundin e 1989, edhe në Ukrainë, përballë Roukh (Lëvizjes Demokratike Ukrainase), i krijuar vonë me iniciativën e disidentëve të vjetër (Sergej Vasilieviç Lukianenko, Vyaçeslav Maksimoviç Çornovil, Ivan Fedoroviç Draç), të cilëve u bashkangjiten anëtarët e lëvizjes mbrojtëse të gjuhës ukrainase dhe të shoqatave ekologjiste, sidomos aktive pas katastrofës bërthamore të Çernobilit, në prillin e 1986. Kjo ngjarje imponon një refleksion mbi përgjegjësinë e pushtetit qendror dhe mbi pozicionin e Ukrainës – republika e dytë sovjetike për nga popullsia – në kuadrin e Bashkimit Sovjetik: duke mirëpritur gjysmën e reaktorëve bërthamorë të vendit, Ukraina është e destinuar që pasi të jetë “hambari i Bashkimit Sovjetik” super të shfrytëzuar, të bëhet edhe “shkarkesa e mbeturinave bërthamore” të Bashkimit Sovjetik? Shumë më efikas se aktivizmi i Roukh, ka qenë greva e madhe e minatorëve të Donbasit në verën e 1989, që ia nënshtron rezistencën e drejtimit të partisë komuniste ukrainase, të drejtuar prej 15 vitesh nga Volodymyr Vasylioviç Shçerbitski, i zëvendësuar më pas në fundin e 1989 nga Leonid Makaroviç Kravçuk. Ky i fundit luan mjeshtërisht kartën kombëtare ukrainase, për të mos u kaluar nga Roukh. Në vijim të zgjedhjeve lokale të marsit 1990, të favorshme për komunistët, Kravçuk zgjidhet në drejtimin e Sovjetit Suprem të Ukrainës. “Njeriu i pallatit”, Leonid Kravtchuk ka lidhur prej shumë kohësh lidhje të ngushta me Boris Jelcinin, figurë kryesore e partisë në Moskë. Në krye të dy republikave kryesore sovjetike, këta dy burra do të luajnë një rol vendimtar në krizën finale të Bashkimit Sovjetik.

Përplasja Jelcin – Gorbvaçiov

Përgjegjës i lartë i partisë (Sekretar i Parë i partisë komuniste i rajonit të Sverdlovskut nga 1978 më 1985), Boris Jelcini promovohet nga Mikhail Gorbaçiovi në dhjetorin e 1985 në krye të organizatës më të rëndësishme të partisë komuniste, asaj të Moskës. Ai imponohet menjëherë si idhtar i reformave. Duke vlerësuar se këto po ecin shumë ngadalë, nis të kritikojë vetë Gorbaçiovin për “mungesën e guximit” të tij, me rastin e mbledhjes së Komitetit Qendror, e mbledhur me rastn e përvjetorit të Revolucionit të Tetorit. I dorëhequr nga funksionet e tij në partinë komuniste, Boris Jelcini zgjidhet triumfalisht, me 90% të votave, deputet i Moskës në zgjedhjet e Kongresit të Popullit në marsin e 1989, zgjedhjet e para të lira në Bashkimin Sovjetik, me zgjedhjet në kandidatura të shumëfishta. Me 300 deputetë të mirë që dëshirojnë të përshpejtojnë reformat, Boris Jelcini krijon një “grup ndërrajonal”, ku aderojnë figura të rëndësishme të disidencës si Andrej Sakharov, kështu që në pritje të zgjedhjeve lokale të marsit 1990, krijon “Bllokun Rusia Demokratike”, që fiton zgjedhjet në qytetet më të rëndësishme të Rusisë, midis të cilave Moska dhe Stalingradi. Më 29 maj 1990 Boris Jelcini zgjidhet me raundin e dytë si president i Federatës Ruse nga deputetët e Këshillit të Popullit të Rusisë. Dy javë më pas, më 12 qershor 1990, në prani të Mikhail Gorbaçiovit, i zgjedhur pak muaj më parë si Presidenti i parë i Bashkimit Sovjetik, një dokument “revolucionar”, që do të luajë një rol kapital në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik: “deklarata e sovranitetit” të Rusisë. Për herë të parë në Moskë ndeshen dy pushtete: Mikhail Gorbaçiovi, president i Bashkimit Sovjetik, gjithmonë anëtar i PKBS, dhe Boris Jelcini, president i Rusisë, që e lë me bujë PKBS me rastin e kongresit të fundit të saj, në korrikun e 1990.

Viti i fundit i ekzistencës së Bashkimit Sovjetik shënohet nga konflikti në rritje midis këtyre dy burrave. Fillimisht grindjet e tyre bazohen në planin e zbatimit të reformave ekonomike: Boris Jelcini propozon një kalim absolut në ekonominë e tregut (Plani i 500 Ditëve), ndërsa Gorbaçiovi dëshiron të menaxhojë një tranzicion tëgjatë nga ekonomia shtetërore në ekonominë e tregut. Mosmarrëveshja e dytë ka të bëjë me projektin e një Traktati të ri të Bashkimit. Më 23 nëntor 1990 paraqitet një tekst republikave, që marrin pjesë të gjitha në konsultime, përjashto ato balltike dhe Gjeorgjinë. Mbi këtë dokument u akordohen të drejta të reja republikave dhe, nëse zhduket çdo referim ndaj socializmit (Bashkimi i Republikave Sovjetike zëvendëson Bashkimin Sovjetik të vjetër), prerogativat federale mbesin shumë të forta. Por, në fakte, ky tekst rezulton tashmë i tejkaluar: më 20 nëntor 1990 Boris Jelcini firmos me Kravçukun një traktat dypalësh, nëpërmjet të cilit Rusia dhe Ukraina njohin reciprokisht sovranitetin e tyre dhe impenjohen të bashkëpunojnë ekonomikisht “mbi batën e barazisë dhe avantazhit reciprok […] pa kaluar nëpër qendër (federata)”. Dy ditë më vonë nënshkruhet një traktat i ngjashëm midis Rusisë dhe Kazakistanit. “Këto marrëveshje të reja, deklaron Jelcini, duhet të përbëjnë një model dhe një kthesë rreth së cilës do të organizohet Bashkimi i ri”. Iniciativa të tilla me të drejtë konsiderohen nga Gorbaçiovi si një kërcënim i ri ndaj autoritetit të tij. Kështu që ai vendos t’i jap disa pengje kampit konservator, të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes, marshalli Dimitri Timofejeviç Jazov, dhe nga ministri i Brendshëm, Vladimir Aleksandroviç Krjuçkov, të dy të vendosur për të bllokuar shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Më 13 shkurt 1991 trupat speciale të ministrisë së Brendshme sovjetike sulmojnë parëlamentin dhe televizionin e Vilniusit për të tentuar të bllokojnë procesin e pavarësisë që kishte filluar 10 muaj më parë. Boris Jelcini e dënon fuqimisht përdorimin e forcës dhe ngjarjet e Vilniusit kontribuojnë të përshpejtohet lëvizja drejt pavarësisë dhe dy republikave balltike, që në marsin e 1991 organizuan një referendum rezultatet e të cilit janë të paapelueshme: 78% e qytetarëve votojnë për pavarësinë në Estoni; 73% në Letoni. Nga ana e saj, Gjeorgjia do të shpallet e pavarur disa javë më vonë.

Fitorja e Boris Jelcinit

Në përplasjen në majë midis të dy njerëzve, gjithësesi Mikhail Gorbaçiovi shënon një pikë të fundit: me rastin e një referendumi të organizuar në marsin e 1991, në 9 prej 15 republikave që nuk e kanë shpallur ende shkëputjen, miraothet me mesatarisht 77% të votave (71.3% në Rusi; 98% në Turkmenistan), projekti i Traktatit të ri të Bashkimit. Në shumicën e tyre sovjetikët mbesin ende të lidhur me kushteutën federale dhe nuk dëshirojnë zhdukjen e Bashkimit Sovjetik. Megjithat, ky referendum i shton akoma më shumë konfuzion konfuzionit të gjerë institucional. Praktikisht, çdo republikë e ka organizuar në mënyrën e saj, duke i shtuar thuajse gjithmonë një pyetje np interesin e saj, pas asnjë raport me çështjen e lidhjeve federale: presidenti i një republike të tillë do të zgjidhej me sufrazh universal, por me çfarë atributesh? Cilat do të ishin atributet e parlamentit republikan? e kështu me radhë…

Me aftësi të madhe, Boris Jelcini pranon të impenjohet në një lloj “armëpushimi” me Mikhail Gorbaçiovin, duke pranuar të marrë pjesë me përfaqësuesit e republikave të tjera në negociatat mbi Traktatin e Bashkimit. Diskutimet ngecin shpejt, protagonistët kryesorë nuk arrijnë të bien dakord as mbi termin e “federatës” apo të “konfedertës”. Pas 3 muajsh diskutime gjithnjë e më konfuze, Jelcini vendos të përshpejtojë procesin e shpërbërjes së Nashkimit dhe atë drejt pavarësisë së Rusisë. Më 12 qershor 1991, me sufrazh universal dhe në raundin e parë, zgjidhet me 57% të votave si president i Rusisë. Në këtë mënyrë, përballë Mikhail Gorbaçiovit të zgjedhur president i Bashkimit Sovjetik, me sufrazh indirekt një vit më parë, ai fiton një legjitimitet superior. Të shqetësuar përballë këtij zhvillimi që e gjykojnë “populist”, armiq ndaj rrugës së ndërmarrë nga Jelcini drejt ekonomisë së tregut, elementët më konservatorë kryejnë një grusht shteti më 19 dhe 21 gusht 1991, që dështon përballë vendosmërisë së Jelcinit, i mbështetur nga popullsia e Moskës dhe e Leningradit. Dështimi puçit shënon fitoren e presidentit të zgjedhur të Rusisë ndaj rivalit të tij, që ka asistuar, i pafuqishëm ndaj ngjarjeve, nga vendi i tij i pushimit në Detin e Zi. Mikhail Gorbaçiovi jep dorëheqjen e nga funksionet e Sekretarit të Përgjithshëm të PKBS; Boris Jelcin pezullon të gjitha aktivitetet e partisë. Goditja finale jepet nga Leonid Kravçuk: parlamenti ukrainas shpall pavarësinë e vendit, e retifikuar me referendumin e 1 dhjetorit 1991 (90% e votave).

Një javë më pas Boris Jelcini, Leonid Kravtchuk dhe bjellorusi Stanislav Kushçeviç, të mbledhur në Belovej (në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë), duke miratuar një dokument ku pohohet se “Bashkimi Sovjetik pushon ekzistencën e tij, si subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe realitet gjeopolitik”. Vendoset të krijohet në vend të saj një Komunitet Shtetesh të Pavarura (CSI) “i hapur ndaj të gjitha shteteve të ish Bashkimit Sovjetik”. Më 21 dhjetor, 11 nga 15 ish republikat sovjetike (me përjashtim të vendeve balltike dhe Gjeorgjisë) firmosin në Alma Ata, ku Gorbaçiovi nuk ishte i ftuar, traktatin themelues të CSI, një shoqatë që i lë secilit prej anëtarëve të saj hapësira të mëdha vendimmarrjeje. Më 23 dhjetor 1991 Gorbaçiovi dhe Jelcini u takuan për të hartuar procedurën që shënën fundin e Bashkimit Sovjetik dhe daljen nga skena e presidentit të saj. Më 25 dhjetor në orën 19.00, Gorbaçiovi lexon në televizion një diskutim të shkurtër lamtumire. Menjëherë më pas, flamuri kuq hiqet nga kulla e Kremlinit dhe fiksohet në vendin e tij tringjyrëshi rus. Viti 1991 hyn në histori, në mënyrë të pabesueshme paqësore, si termi i një përvoje të nisur 74 vite më parë me dhunën revolucionare.

(nga Storica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Bullgarët rikthejnë si Kryeministër Borisovin, e djathta fiton zgjedhjet

Partia bullgare GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov duket se ka marrë një fitore të ngushtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published.