Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Elvis Martini, i bleu edhe vilë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se largimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ka qenë një hakmarje e Ramës për hetimet ndaj vëllait të tij. Berisha ka denoncuar se sipas burimeve të ndryshme Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Elvis Martini.

“Nuk kam asnjë respekt të veçantë për Gledis Nanon, u zgjodh mbi kritere partiake, por largimi i tij ishte politik se u shkeli na kallo. Thuhet edhe se largimi i tij kishte lidhje me kontenierin e kokainës që u la 5 javë në port derisa u vodhe e gjithë droga dhe kjo nuk duhet të dilte. Kjo e tërboi Ramën. Thuhet edhe se ky takoi Jenor apo Jetmir Latën që i tha ndër të tjera se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro nga Ervis Martinaj, i kishte blerë edhe vilë.

E sigurt është që zhvillimi është brenda familjes Rama. Atë nuk e hiqte kurrë askush veç Ramës, e ka vetëm kryeministri, ministri nuk e shkarkon dot. Ai u hoq për afera të Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply