Meta: Rama, armiku i lirisë së çdo qytetari! Fundin e humnerës e ka zgjedhur vetë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkruar në rrjete sociale se kryeministri Edi Rama është armiku kryesor i lirisë së çdo qytetari shqiptar dhe i pavarësisë së medias.

Teksa shton se Rama është armik i votës së lirë, pluralizmit e demokracisë, Meta thekson se kreu i qeverisë fundin e humnerës e ka zgjedhur vetë dhe për të nuk ka rrugë shpëtimi.

“Edi Rama është armiku kryesor i lirisë së çdo qytetari shqiptar. Është armik i votës së lirë,  pluralizmit, demokracisë, shtetit ligjor dhe i barazisë para ligjit. Është armik i fjalës së lirë dhe i pavarësisë së medias. Për të nuk ka rrugë shpëtimi! Fundin e humnerës e ka zgjedhur vetë!”, shkruan Meta.

About Redaksia

Check Also

Frika nga protesta/ Qeveria mblidhet në ilegalitet në fshatin Sos

Teksa kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, kishte njoftuar një mbledhje me socialistët dhe …

Leave a Reply