Shembja e “Prestige Resort”, Kreu i Unionit Turistik: Çmenduri! Po largohen turistët

Kreu i Unionit turistik shqiptar, Rrahman Kasa ka reaguar pas shembjes së pishinës te ‘Prestige Resort’. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Kasa thotë se, kjo që po ndodh në resort është çmenduri e se imazhi që po i jepet botës është e rëndë.

Reagimi i kreut të Unionit Turistik Shqiptar

Sot ne Prestige resort Durres, kane zbarkuar forca te shumta te policise se shtetit dhe IKM dhe po shkaterrojne ambjentet dhe pishinat e nje hoteli qe eshte i kontraktuar nga tour operatore te medhej te turizmit boteror; si Der Turistik/Rewe Group, Apollo Nordik, Nowa Itaka, etj. Aktualisht ne resort keto Operatore kane 200 dhoma me turiste te cilet jane te tmerruar dhe parneret nderkombetar po nisin avionet qe ti evakuojne duke ju prere ne mes pushimet. Ky eshte imazh qe i dergohet botes per shqiperine turistike. Si mundet te ndodhe nje masaker e tille ndaj nje sektori prioritar te ekonomise se vendit, nga i cili perfitohet 25% e buxhetit te shtetit. Nqse shteti ka projekte apo cfardo konflikti qofte, kjo nuk mund te ndodhte tani, kur sezoni perfundon me 10 tetor. Jam pa fjale per kete cmenduri!

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply