Sulmet në centralin bërthamor, ekspertët e OKB në Ukrainë: Siguria është shkelur

Enton DOÇI – Lyon

Integriteti fizik i centralit bërthamor të Zaporzhias është shkelur disa herë. Ky ishte konkluzioni i ekspertëve të OKB, pas inspektimit të parë në centralin e pushtuar nga rusët në Ukrainë. Inspektorët, të cilët u shoqëruan në strukturë nga ushtarët rusë, pas një udhëtimi të rrezikshëm, i shtyre nga bombardimet, do të vazhdojnë të qëndrojnë në zonë.

“Nuk do të shkojmë askund. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore është këtu tani dhe do të qëndrojë. Është e qartë se centrali dhe integriteti fizik i tij është shkelur disa herë; pa dashje apo qëllimisht nuk e përcaktojmë dot ende”, tha kreu i IAEA Rafaele Grossi.

Pa e saktësuar se sa prej inspektorëve do të qëndrojnë dhe për sa kohë, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Rafaele Grossi, tha se luftimet që po zhvillohen rreth centralit nuk do ti ndalnin inspektimet.

Megjithatë sipas ish-kryeinspektorit të agjencisë Olli Heinonen ka pasur gjasë që ekspertët të mos tregohen aq të hapur se duhet të ishin, për shkak të rreziqeve që i kanosen atyre dhe familjarëve.

Gjatë fjalimit të mbrëmjes, presidenti Zelensky tha se shpresonte që inspektorët të nxirrnin konkluzione objektive, por u ankua për mungesën e gazetarëve ndërkombëtarë në mesin e misionit.

“Kemi prova të qarta se Moska ka ndërmarrë një sërë veprimesh cinike për të manipuluar misionin. Forcat pushtuese detyruan qytetarët të gënjejnë përfaqësuesit eagjencisë ndërkombëtare për energjinë bërthamore”, tha presidenti ukrainas.

Sakaq shefi i kabinetit të presidentit Zelensky akuzoi Moskën se po përpiqej të minonte misionin duke bombarduar qytezën e afërt të Enerhodar.

Por Rusia hodhi poshtë pretendimet dhe bëri të ditur se 60 sabotues ukrainas, siç i quajti, të cilin ishin përpjekur të merrnin kontrollin e centralit duke kaluar lumin mëngjesin e së enjtes u vranë. Rusia ka kërkuar mbajtjen e një takimi të këshillit të sigurimit lidhur me çështjen, më 6 shtator. Bashkimi Europian po i jep më shumëse 5 milion tabela kundër rrezatimeve radioaktive Ukrainës, ndërsa shtohen shqetësimet për një aksident në central.

About Redaksia

Check Also

Gjykata vendos që Julian Assange të mos ekstradohet menjëherë në SHBA

Gjykata e Lartë e Londrës vendosi të martën se Julian Assange nuk mund të ekstradohet …

Leave a Reply