Boçi: Në Kosovë miratohet një pako financiare, në Shqipëri rritet inflacioni dhe çmimet

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi shkruan në rrjete sociale se në Kosovë qeveria ka miratuar një paketë financiare për të ndihmuar qytetarët nga rritja e inflacionit, ndërsa në Shqipëri jo vetëm që rritet inflacioni dhe qeveria s’merr asnjë masë, por çmimet shpërthejnë përtej trendit ndërmombëtar.

Boçi shprehet se interesi ndaj qytetarit e biznesit nga qeveria në Shqipëri nuk ekziston.

Statusi i Luçiano Boçit

Përgjegjshmëria e qeverisë në Kosovë, megjithëse shtet rishtar në raport me Shqipërinë, është e pakrahasueshme me atë në Shqipëri.

Kjo shihet në shumë fusha: Ekonomi, Bujqësi, Kulturë, Arsim, Biznes.

❗️Interesi ndaj qytetarit e biznesit në Kosovë është maksimal.

❌Në Shqipëri ky interes nuk ekziston.

Vëtëm nisur nga sot, kjo gjë vërtetohet me dy realitete:

👉Ndërsa në Kosovë miratohet një pako financiare për të ndihmuar qytetarët nga rritja e inflacionit.

👉Në Shqipëri, jo vetëm rritet inflacioni, por shpërthejnë përtej trendit ndërkombëtar dhe çmimet.

#Shqipërianërrezik

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply