Në Kongresin amerikan parlamentarë me orientime politike të ndrshme kërkojnë një marrëveshje lidhur me valutat dixhitale. Objektivi është të shmangen rregulla tejet të ngurta dhe të veprohet në mënyrë që të jenë Shtetet e Bashkuara ato që ta dominojnë sektorin.
Në verën e 2021, pas muajsh negociata të vështira, projektligji i presidentit Joe Biden për Infrastrukturat po miratohej nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara me mbështetjen e të dyja partive kur Patrick McHenry, deputet republikan i North Carolina, ka kapur një detaj. Midis 2700 faqeve të tekstit ishte futur një klauzolë që i detyronte broker (ndërmjetësit) e kriptovalutave të denonconin tek autoritetet fiskale të gjitha transaksionet dhe informacionet mbi klientët. Qëllimi ishte të dekurajohej evazioni fiskal në shitblerjet e aseteve dixhitale – tituj dhe instrumenta financiarë të lidhura me një mall dixhital – por përkufizimi i broker ishte aq i gjerë sa mund t’u aplikohej gjerësisht edhe zhvilluesve të softuerëve për kriptografinë. Sipas McHenry, që prej kohësh interesohej për blockchain, teknologjinë e shfrytëzuar nga kriptovalutat, masa rrezikonte ta dëmtonte seriozisht sektorin. Nuk ishte i vetmi që e mendonte kështu. Në javët e mëpasme, një grup i vogël parlamentarësh demokratë dhe republikanë lshtë aktivizuar për ta eliminuar nga teksti përfundimtar klauzolën për broker.
Drejtuesit e Partisë Deomkrate, që kontrollon mazhorancën në të dyja dhomat e Kongresit amerikan, kan refuzuar ta bëjnë duke shpjeguar se 30 miliard dollarët e fitimeve të garantuara nga masa shërbenin për të financuar shpenzimet e tjera të listuara në ligj, që në fund është miratuar pa modifikime. Pavarësisht kësaj, beteja në Kongres ka qenë një moment i rëndësishëm për një grup eklektiv idhtarësh të kriptoteknologjive, i përbërë nga libertarë, konservatorë të afërt me botën e biznesit dhe utopistë të majtë. Në vitet në vazhdim ky grup është i destinuar të bëhet një ndër më influentët e Kongresit amerikan, në një fazë ku politikës do t’i duhet të rregullojë një prej sektorëve më më rritje të ekonomisë botërore.
Në vitet e fundit kriptovalutat janë bërë shumë popullore dhe më të përhapura në 5 vjet kanë kaluar nga një vlerë prej 14 miliard dollarësh në 2000 miliard dollarë. Sondazhet tregojnë se rreth 16% e amerikanëve të rritur kanë blerë, përdorur apo shkëmbyer kriptovaluta dhe më shumë se 100 vende po vlerësojnë nëse të lëshojnë një monedhë dixhitale të tyren të emetuar nga banka qendrore. E gjitha kjo ka ndodhur praktikisht në mungesë të rregullave. Gary Gensler, president i Securities and Exchange Commission (SEC, autoriteti i vigjilencës së bursës amerikane) e ka krahasuar këtë treg me far west, duke i paralajmëruar qytetarët për “mashtrime, gënjeshtra dhe shkelje”. Ndërsa rregulluesit si Gensler provojnë të zbatojnë ligjet në fuqi mbi investimet ndaj një lloji të ri instrumenti financiar, në Kongres bën rrugë ideja e miratimit të normave të reja për të bërë të qartë se çfarë është e ligjshme dhe çfarë jo.
Politikanët që e mendojnë kështu po kuptojnë se një seri projektligjesh mbi kriptovalutat që do të ndihmonin të stabilizohej se çfarë malli është një monedhë dixhitale dhe cilat janë përgjegjësitë e kujt i emeton e kujt i shkëmben ndaj konsumatorëve dhe tregut. Teksti i propozuar nga McHenry bashkë me demokratin Tim Ryan quhet Keep Innovation in America Act, të ruajmë novatorizmin në Amerikë. Në Senat projektligji është mbështetur nga Kyrsten Sinema, demokrate centriste, dhe Cynthia Lummis, senatore republikanëe, e njohur se ka blerë bitcoin me një vlerë midis 150000 dhe 350000 dollarëve. Atyre u shtohen edhe Ron Wyden, deputet progresist që lufton prej vitesh për neutralitetin e rrjetit dhe për lirinë në internet. Në rast se parlamentarët do të arrijnë të gjejnë një marrëveshje, do t mund të ndodhemi përballë një fronti në në moment vendimtar të ngjashëm me atë të jetuar në mesin e viteve ‘90, kur Kongresi amerikan përcaktoi rregullat për zhvillimin e internetit. Ligje si Communications Decency Act i 1996, që më pas i kanë mundësuar Google, Amazon, Facebook dhe kompanive të tjera të pushtojnë botën. Mbështetësit e kriptovalutave janë të bindur se kompanitë amerikane mund ta dominojnë në të njëjtën mënyrë botën e aseteve dixhitale, por vetëm nëse miratohen rregulla të qarta që do t’i mundojnë sektorit të rritet.
Ndryshon era
Për vite në Uashington asetet dixhitale janë parë me dyshim, në mos me armiqësi të hapur. Në 2019 ish presidenti Donald Trump ka shkruar në Twitter: “Nuk jam fans i bitcoinëve dhe i kriptovalutave të tjera, që nuk janë monedha dhe kanë një vlerë shumë të paqëndrueshme e të bazuar tek hiçi”. Departamenti i Thesarit dhe Federal Reserve (FED, banka qendrore amerikane) theksojnë prej kohësh se kriptovalutat janë përdorur në aktivitete të paligjshme dhe në ricklimin e parave. Kësaj i shtohet rreziku që konsumatorët pak ekspertë mund të humbasin para për shkak të rënieve të papritura të vlerës së valutave dixhitale, por deri pak kohë më parë sektori ishte tejet i vogël për t’u konsideruar një kërcënim. Në një raport të 2019 të Këshillit për Stabilitetin Financiar, një komitet ndërkombëtar i rregulluesve financiarë, lexohet se “kriptoasetet nuk përfaqësojnë në gjendjen aktuale një rrezik material për stabilitetin financiar botëror”. Pak pas botimit të raportit, Facebook ka njoftuar lançimin e një kriptovalute të tij. Në një moment të dytë, kur Departamenti i Thesarit ka bërë të kuptojë se nuk do t’i jepte dritën jeshile, kompania kaliforniane e ka braktisur projektin. Por edhe pse monedha e Facebook është bllokuar, propozimi i ka detyruar politikanët e Uashingtonit të merreshin me çështjen. “Ka qenë shqetësuese për botimin e një raporti ku thonim se kriptovalutat nuk përfaqësonin një rrezik botëror dhe menjëherë më pas të kuptojmë se një prej kompanive më të mëdha të botës po e lançonte një”, thotë një funksionar amerikan. “Por të paktën na ka detyruar ta marrim seriozisht problemin”. Në këtë periudhë vlera e kriptovalutave po rritej me shpejtësi dhe fillonte të zhvillohej një industri me përmasa të konsiderueshme. Kur Këshilli për Stabilitetin Financiar ka botuar raportin e tij, vlera e kriptovalutave kryesore ishte 275 miliard dollarë.
Kur Joe Biden është bërë president ishte ngjitur në 1000 miliard. Biden ka bërë menjëherë të kuptohet se dëshiron ta rregullojë sektorin, duke e emëruar Gary Gensler në krye të SEC. Gensler ka qenë president i një autoriteti vigjilence gjatë administratës Obama dhe mban një kurs mbi blockchain në Massachusetts Institute of Technology. Pasi ka marrë postin ë ishtë drejtuar kompanive që menaxhojnë platformat për shkëmbimin e kriptovalutave, duke ju thënë se do të detyroheshin të mbylleshin sikur të mos u përmbaheshin ligjeve. Në shtatorin e 2021 SEC e ka quajtur Coinbase, një platformë për shkëmbimin e aseteve dixhitale që në atë kohë kishte një kapitalizim tregu prej 41 miliard dollarësh, duke kërcënuar ta çonte kompaninë në gjykatë në rast se do të vendoste të lançonte një produkt të ri për emetimin e huave në kriptovalutë. Coinbase shpejt ka hequr dorë nga projekti, por si midis biznesmenëve të sektorëve, ashtu edhe midis parlamentarëve amerikane ekziston frika se autoritetet e evigjilencës duan ta rregullojnë sektorin sektorin përpara se ta diskutojnë, sipas parimit të rulemaking by enforcement, ligjërim nëpërmjet ekzekutimit. “Nuk ka një mëynrë efikase për të garantuar qartësi dhe siguri”, thotë Josh Gottheimer, politikan demokrat nga New Jersey. “Pa këto premisa, sektori do të spostohet tjetërkund dhe do të jetë një humbje e madhe për ekonominë amerikane”. Lidhur me këtë janë dakord edhe politikanë skeptikë ndaj kriptoteknologjive. Elizabeth Warren – senatore progresiste e Massachusetts që kohë më parë ka akuzuar kompanitë e sektorit se po mashtrojnë konsumatorët, duke dëmtuar mjedisin dhe favorizuar riciklimin e parave – thekson se mungesa e rregullave është një problem për t’u përballuar me urgjencë.
Ligje të reja
I vënë nën presion si nga demokratët, ashtu edhe nga republikanët, në mars presidenti Biden ka firmosur një dekret mbi kriptovalutat. Masa përmban një seri udhëzimesh të lehta për agjencitë qeveritare që do të duhet të vigjëlojnë mbi sektorin dhe t’i referojnë administratës. Për mblshtetësit e teknologjisë blockchain ka qenë një akt fuqimisht simbolik. Shtëpia e Bardhë ka njohur se asetet dixhitale nuk janë një mënyrë kalimtare, por “një mundësi për ta forcuar lidershipin amerikan në sistemin financiar botëror dhe në sektorin teknologjik”. “Dekreti ka qenë i rëndësishëm sepse ka folur për rolin drejtues të Shteteve të Bashkuara në këtë fushë”, vëren Ari Redbord, përgjegjës i Çështjeve qeveritare të TRM Labs, një kompani në shërbim të institucioneve financiare që përdor blockchain për të hetuar mbi mashtrimet në botën e kriptovalutave. “Ndoshta Shtetet e Bashkuara po largohen nga ideja e ndalimit të valutave dixhitale dhe po fillojnë të mendojnë sesi të bëhen lider në këtë fushë”. Ndërsa agjencitë për rregullimin financiar përgatisin raportet e tyre për presidentin, parlamentarët kanë filluar tashmë të paraqisin projektligjet e tyre. Gottheimer, që në të kaluarën ka punuar tek Federal Communications Commission (FCC) dhe tek Microsoft, po merret me aspektin legjislativ më delikat: të kuptojë sesi ta rregullojë sektorin gjigantesk të stablecoin. Në ndryshim nga valutat dixhitale pastërtisht të decentralizuara si bitcoin apo ethereum, stablecoin janë të kapura pas valutash si dollari.
Ky mekanizëm i siguron konsumatorët dhe mban të qëndrueshëm vlerën. Premtimi për stabilitet ka tërhequr miliona investitorë: në fund të marsit dy stablecoin më të mëdha, tether dhe usd coin, kishin një vlerë totale prej 1300 miliard dollarësh. Por prej muajsh institutet e vigjilencës po merren me vlerën reale që është pas këtyre kriptovalutave. Vërtet çdo monedhë dixhitale është e garantuar nga një dollar? Nëse nuk është kështu, siç hipotezojnë disa, një humbje eventuale e vlerës mund të shkaktojë një arrati investitorësh, që nga ana e saj do të shkaktonte një seri humbjesh në sistemin bankar tradicional. “Tether është një Çernobil financiar i gatshëm të shpërthejë”, thotë një ish rregullues financiar amerikan. “Nuk do të duhej kurrë të lejohej që të rritej kaq shumë pa kontrolle”. Tether i ka quajtur këtë kritika “devijuese dhe të keqinformuara”, duke shpjeguar se monedha e saj është “stablecoin më i madh dhe i besueshëm i botës”. Gottheimer po punon për një projektligj në bazën e të cilit stablecoin do të emetohen nga institucione financiare të njohura në gjendje që të sigurojnë se çdo dollar të jetë i garantuar nga dollarë realë, bono thesari të Shteteve të Bashkuara apo asete të tjera likuide dhe të qëndrueshme. Kjo, shpjegon parlamentari, do t’i ndihmonte si klientët, ashtu edhe operatorët e sektorit: “I duhet dhënë menjëherë siguri tregut”. Të tjerë përqëndrohen mbi çështje më afatgjata, për shembull të përkufizohet më së fundmi se çfarë lloj malli është kriptovaluta.
Kur blejmë një bitcoin po blejmë një mall të asimilueshëm në një monedhë apo një titull të vërtetë, domethënë kuotën e një kompanie të kontrolluar nga Satoshi Nakamoto, shpikësi misterioz i bitcoin? Tom Emmer, republikan i Minnesota, dhe Ro Khanna, demokrati i California, kanë paraqitur një projektligj që do të jepte një përgjigje definitive: kriptovalutat nuk janë tituj financiarë dhe kështë që nuk duhet t’u nënshtrohen rregullimeve nga autoritetet. Kjo mund të ketë implikime të rëndësishme për të ardhmen e sektorit. Në rast se kriptovalutat duhet të konsideroheshin si tituj, atëhere mund të kenë persona apo grupa që do të rivendikonin kontrollin e aseteve dixhitale, por kjo do të kompromentonte një prej pikave kryesore të forcës të këtyre monedhave dixhitale: decentralizimit. “Për mua kriptovaluta është një mënyrë për t’ju marrë pushtet bankave të mëdha të New York dhe të kompanive të mëdha teknologjike të Silicon Valley”, thotë Khanna, që ka mbështetur kandidaturën për presidencën e senatorit të majtë Bernie Sanders. Emmer ka një prioritet tjetër: të mbajë larg kriptovalutat nga kthetrat e Gensler. “Veprimet e tij po shkaktojnë më shumë dëme sesa të mira”, thekson ai. “Si shef i SEC i duhet të mbrojë investitorët amerikanë. Nuk është e shkruar asgjëkundi se duhet të jetë mbreti i financës”. SEC nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave për koment të “Financial Times”.
Monedhë politike
Sektori i kriptovalutave po fillon të mbështesë politikanët e gatshëm që të mbrojnë interesat e tij në Uashington. Sipas shifrave të mbledhura nga OpenSecrets, që mban gjurmët e donacioneve në Kongres, ato njerëz të lidhur me botën e kriptovalutave shkojnë në 169000 dollarë në 2017 – 2018, në 359000 dollarë në 2019 – 2020 dhe në 600000 në këtë legjislaturë. Bëhet fjalë për shuma relativisht të vogla, por një pjesë e mirë shkon direkt tek idhtarët e kriptovalutave. Sipas një analize të Roll Call, një organizatë që monitoron aktivitetet e Kongresit, në 2021 Wyden ka përfituar të paktën 63000 dollarë, Sinema 67000, Lummis 34000. Disa parlamentarë shtyhen deri sa të pranojnë kontribute në kriptovaluta, edhe pse shifrat janë relativisht të ulëta po të kihet parasysh kompleksiteti i rregullave për denoncimin e këtyre donacioneve për autoritetet fiskale. Sektori ka nisur edhe një organizatë të lulëzuar dhe të mirëorganizuar aktivitetesh presioni në Uashington. Në vitet e fundit kanë lindura shoqata si Blockchain Association dhe Chamber of Digital Commerce, që shpenzojnë shifra të rëndësishme për të bërë presione mbi tema si normativat e reja fiskale. Sipas OpenSecrets, në 2021 sektori ka investuar 7.2 milion dollarë për të ushtruar presione ndaj politikanëve, kundrejt 2 milionëve të një viti më parë dhe rreth 80000 të 2016. Shpenzimet pasqyrojnë rritjen e influencës së këtij grupi parlamentarësh, përtej vetëdijes se vendimet e marra sot do të përcaktojnë për dekada mënyrën me të cilën do të rregullohen asetet dixhitale.
Ajo që i befason parlamentarët e këtij grupi lshtë se mbështetja për sektorin shkon përtej përkatësisë partiake. “Demokratiët tradicionalë apo progresistë radikalë, konservatorë të shkollës së vjetër apo libertarë, është e qartë se kjo teknologji novatore përfaqëson një mundësi shumë të madhe”, shpjegon McHenry. Kjo aleancë midis të djathtës dhe së majtës, natyrisht që nuk do të mundosjë të bihet dakord mbë gjithçka. “Nuk jam në libertar në masën 100%”, thotë Khanna. “Duhet të gjejmë një skemë për të rregulluar asetet dixhitale në mënyrë për të qenë të sigurtë se mund të taksohen transaksionet”. Nëse marrëveshja do të durojë, do të jetë një prej rasteve të rralla të bashkëpunimit institucional në një sistem politik ku shpesh polarizimi bllokon thuajse çdo projekt. “Zyrat tona thuajse punojnë krah për krah”, thotë Emmer për bashkëpunimin e tij me Khanna. “Nuk do të thoja se jemi miq, por është shumë interesante që dy persona me orientime politike kaq të ndryshme të mund të gjejnë një konvergjencë totale lidhur me këtë temë”.
(nga Financial Times)
Përgatiti
ARMIN TIRANA