Atentati ndaj dy punonjësve të Policisë në Vlorë, reagon Flamur Noka

Sekretari i Përgjithshëm i PD, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka reaguar për atentatin që iu bë dy punonjësve të Policisë së Vlorës mbrëmjen e së premtes nga një ish-trafikant droge. Me “sherifat e Perëndimit të Egër” i ka krahasuar ai oficerët në fjalë, sjellja e të cilëve në të atilla rrethana, në fakt duhej ta turpëronte shtetin.

Reagimi

Dy efektivët e policisë në Vlorë lëviznin jashtë shërbimit me automjet pa targa dhe xhama të zinj, ndërsa atentatori i tyre me automjet me targa. Shikoni ku ka degraduar Policia e Shtetit, që duhet të jetë shembull në zbatimin e ligjit!

Administrata e Policisë së Shtetit është shtuar me individë që vinë nga rruga dhe si sillen si sherifat e Ëild Ëest. Pa norma qytetarie dhe etikë profesionale, përfundojnë në konflikte banale, nisur nga epërsia që ndjejnë prej uniformës së veshur.

Ngjarje të tilla duhet ta turpëronin shtetin, por kjo ndodh vetëm në ato raste kur turpi qëndron si institucion i reflektimit moral.

Gjykata të japë dënimin e merituar për atentatorin dhe të mos i lëshojë rrugëve përsëritësit e veprave penale! Autori nuk ishte i panjohur për organet ligjzbatuese.

About Redaksia

Check Also

Alarmi në VOA: Liria e fjalës e rrezikuar në Shqipëri, gazetarët po kërcënohen

Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes publike, që prekin gazetarët …

Leave a Reply