Tirana zyrtare, e qyteti “Krye Europian” i harxhimit të energjisë elektrike!

Nga Alba KEPI

Turistit të vëmendshëm por dhe emigrantit të ndjeshëm që kthehet në Shqipëri për të takuar familjen nuk i shpëton ndjesia habitëse se si ka mundësi që në një vit të tillë emergjence globale energjie elektrike, gazi, karburanti, faturash e cmimesh, në aeroportin e Rinasit të presin një lumë taksish elektrike, e vetëm elektrike.

Gjatë vitit të fundit kam udhëtuar shpesh në Tiranë, e sa herë kam marrë nje taksi , të gjitha kanë qënë elektrike.

E unë që vi nga një vend si Italia ku pavarësisht emergjencës aktuale, energjia elektrike është një nga faturat më të “nxehta” të shpenzimeve familjare, cuditem me këtë “risi”.

Kush është ky luks ekonomik por dhe enegjie që lejon shqiptarët të jenë kaq “zemërgjerë” në një shërbim të tillë?

Së pari kuptova se është një politikë kombëtare, mjaft të hapësh arkivat e gjen deklarata të ministres Balluku e bashkiakut Veliaj për të bërë Tiranën me autobuza elektrikë, si zgjedhja më e mirë ambientale për qytetin,

E është e njëjta përgjigje që jep dhe taksisti hallexhi që duket se e ka mësuar përmendësh frazen; “ska më të mira, as bëjnë pis natyrën se nuk kane motorr”.

E këtu hapet një botë diskutimesh qe pa dyshim me llogjikën “sa halle të tjera kemi”, askush nuk e merr kohën ta trajtoj mediatikisht e publikisht.

Po taksisti, pushtetari e politikani duhet të informohet se energjia elektrike e prodhuar nga burime jo të rinovueshme ka një impakt shkatërrues jetësor e ambiental pasi lëshon bioksin zolfi, oksid azoti, monooskid karboni e subastanca të tjera ndotëse e dëmtuese jetësore. E më shumë se të gjitha CO2!

Nuk di nëse në Shqipëri o Tiranë janë instaluar sisteme prodhuese elektrike nga burime të rinovueshme me kapacitet për të karikuar autobuzat elektrikë, taksitë e Tiranës, apo automjetet private, por di se një varësi të tillë nuk e kanë arritur as qytetet e vendeve më të zhvilluar europiane.

Kërkimi që bëra në Drejtorinë e regjistrimit të automjeteve e që është publik për të gjithë, flet se ka një shtim muaj pa muaji të automjeteve elektrike që dhe pse ende në një përqindje të ulët në nivel të përgjithshëm, përsëri mbeten një tendencë që për pak kohë mund të jetë një emergjencë nëse burimi i furnizimit të tyre mbetet praktika e vjetër e energjisë elektrike nga lëndë djegëse.

Po e njëjta politikë kombëtare duket qartë e dokumentuese në mjaft mjete elektrike janë në përdorim të policisë së shtetit e institucioenve shtetërore.

E nuk ka më patetizëm propagandues dëshpërues përballë propagandës së ministres që mëson se si duhen larë rrobat.

E pas taksive vjen qejfi që të con bash sheshin e Tiranës ku gjatë kësaj stine vere janë organizuar me qindra festa e koncere me impantë gjigandë energjie, audi, elektronikë duke prodhuar mega e mega energji me ritmin e muzikës.

Me taksinë e radhës elektrike kthehem në Romë, ku më pret taksixhiu që ankohet për cmimin e naftës cdo ditë e më i lartë.

“Për fat , më thotë ai, që qeveria e dorëhequr e Draghit ka aftësinë që të vendos një cati cmimi e të paktën deri më 5 tetor ka reduktuar me 31 cent cmimin e naftës e benzinës e ju klientët nuk do ju shtohen tarifat nga e deri në aeroport.”

Po cili është plani i qeverisës së Romës për të përballuar këtë krizë energjie

Sot Italia varet 35% nga gazi rus e plani i sapo hartuar nga ministri i tranzcionit ekologjik Roberto Cingolani synon reduktimin me 5.3 miliardë për metër kub të konsumit të gazit për periudhën kohore deri në 31 mars të 2023 e baraz me 9.5 % të konsumit vjetor.

Për të arritur këtë do të përdoret prodhimi i energjisë elektrike përmes burimeve alternative si energjia e karbonit, lëndët djegëse e që sjellin një kursim me 2.1 miliardë metër kub gaz në vit.

Po ashtu plani italian i emergjencës energjitike parashikon që gjatë këtij sezoni dimri, sistemet e ngrohjes të reduktojnë me 15 ditë kohën e përdorimit të tyre pra të ndizën 8 ditq më vonë nga sa e ka aprashikuar ligji e të fiken 7 ditë para mbylljes së këtij sezoni, temperatura e ngrohjes të ulet në 17 gradë për qëndrat idnustriale prodhuese e 19 gradë për banesat e qytetarëve.

Qeveria italiane rekomandon qytetarët të heqin nga prizat kur nuk janë në përdorim aparatet elektrike, të mos i lënë në gjëndje stand by.

Po ashtu dhe administratat lokale po punojnë në mënyrë autonome për të kursyer energjiën elektrike në sistemin publik duke reduktuar ndricimin e qytetit nga mesnata në të gdhirë si në rastin e qytetit të Torinos. Apo në Milano ku këshilli bashkiak ka endosur që aria e kondicionaur të mos jetë më e ulët se 25 gradë e portat e ambienteve të mbahen të mbyllura për të evituar harxhimin e energjisë.

Po plani i Tiranës zyrtare?

Taksi elektrike për turistët. koncerte elektronike në shesh e rroba të lara me temperaturë ambienti!

 

About Redaksia

Check Also

Telefonata e Ramës, si thirrja e një kapo bande

Nga Andi BUSHATI Skandali i shumfishtë i telenovelës mes Edi Ramës dhe televizionit publik italian, …

Leave a Reply