“Ura e Londrës ka rënë”!

Protokolli sekret për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth tanimë nuk ka mbetur edhe aq sekret sa që edhe në serialin The Crown , të shpërndarë praktikisht në të gjithë botën nga Netflix, ajo dhe bashkëshorti i saj i ndjerë Princi Filip bënin  shaka për emrat e koduar që siguria i ka atribuuar vdekjes së tyre.

Një fjalë-kod është caktuar për të përcjellë lajmin e vdekjes së saj në nivelet më të larta të qeverisë. Nëse kryeministrin e zgjojnë, ose është zgjuar, ai do informohet nga nënpunësit civilë se “Ura e Londrës ka rënë”.

Faqja e internetit e qeverisë Gov.uk dhe të gjitha faqet sociale të qeverisë, nuk do të përditësohen përveç komunikimeve të rëndësinë më të madhe dhe do të kenë si foto profili një foto të zezë.

Hapësira ku do të vendoset trupi i mbretëreshës do të qëndrojë e hapur 23 orë në ditë, për 3 ditë rresht, me vizita në kohë të ndryshme dhe bileta për VIP-at. Funerali do të bëhet dhjetë ditë pas vdekjes së saj . Flamuri britanik do të ulet në gjysmë shtize disa minutave rresht për dhjetë ditë.

Parlamentet kombëtare dhe lokale do të pezullohen dhe vendi do të mbajë dy minuta heshtje. Në orën 6 pasdite në ditën e vdekjes së mbretëreshës, Charles do të japë një fjalim para kombit, tanimë në rolin e mbretit të vendit.

About Redaksia

Check Also

Synimet e Tigrit

Hopi i madh i Indisë së Modi për të mos qëndruar prapa Pekinit, por kontrastet …

Leave a Reply

Your email address will not be published.