Berisha: Të shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim armiqësor që po skatërron vendin

Kryetari i PD, Sali Berisha, në aktivitetin përkujtimor për Kryengritjen e Postribës tha se, Postriba dhe Shqipëria janë sërish në rrezik. Ai tha se, Shqipëria duhet shpëtuar nga një regjim monist dhe hajdut që po shkatërron vendin.

“Sot, pas 76 vitesh, Shqipëria është në një rrezik të madh sepse ajo përjeton vendosjen e monizmit, e pushtetit të një partie, të përqendruar në duart e një cubi që nuk ka moral, që nuk ka nder, që nuk ka asgjë, që vjedh e plaçkit qytetarët shqiptarë çdo ditë. Ky është Edi Rama.

Përdor çdo fatkeqësi ndaj tyre për t’i shtypur, për t’i shfrytëzuar, për t’i vjedhur më shumë. Çfarë bëri me kovidin? Nxori tanket, nga ana tjetër vidhte çdo ditë, ndaj edhe vdekshmëria e shqiptarëve shkoi në qiell.

Çfarë po bën me këtë krizë? Të njëjtën gjë. Me rritjen e çmimeve fiton qindra milionë, qytetarët i mashtron me thërrime.

Sot Postriba është sërish në rrezik, Shqipëria është në rrezik. Prandaj edhe ne duke u përkulur me nderimin më të madh për heroizmin e burrave të Postribës, le të zotohemi përpara këtij monumenti, se do mbrojmë idealet e tyre të lirisë dhe Shqipërinë do e shpëtojmë nga ky regjim armiqësor, hajdut, që po shkatërron çdo ditë qenien shqiptare”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet …

Leave a Reply