Fjoralba DIZDARI
Paketa e parë e rezistencës sociale përfundoi në qershor të 2022. Muajt korrik, gusht dhe shtator pra në muajt e verës nuk ka patur ndihmë financiare, përveç kësaj paketa që vjen sot është disa herë më e ulët se paketa e parë.
Pensionistëve në zonat rurale do t’i shtohen 6 mije leke te vjetra kurse ne zonat urbane 10 mije leke te vjetra. Personat me aftësi të kufizuara 8 mijë lekë të vjetra.
Të punësuarit në administratë, nga ky muaj do të kenë mesatarisht 5 mijë lekë më tepër në xhepat e tyre, policët 5 mijë e 560 dhe punonjësit e burgjeve pak më shumë se 10 mijë lekë.
Pra shqiptarët mbeten sërish pa mbështetje. Do të vazhdojnë me çantat në krahë dhe do të ikin nje orë e më parë nga ky vënd, për një jetesë më të mirë gjetkë.
Paratë janë, por vullneti për të ndihmuar njerëzit nuk është. Ndërkohë përsa i përket çmimit të energjisë elektrike fatura për ata që shpenzojnë mbi 800 kw energji, do të jetë 4.4 herë më e lartë. Qeveria vijon talljet kur pretendon që vetëm 3 % e qytetarëve do të preket nga kjo rritje e çmimit të energjisë, por ndërkohë preket më shumë se 1/4 e qytetarëve.
Gazeta RD