Noka: Ilir Meta dhe PL janë aleati kryesor në këtë betejë, do i bashkohemi protestës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka foli për situatën politike në vend, duke paralajmëruar se vjeshta do të jetë një stinë e zjarrtë e një aksioni të fortë politik sëbashku me Partinë e Lirisë dhe Ilir Metën, si aleatin kryesor në këtë betejë.

Në emisionin ‘Kjo Javë’, Noka tha se ‘aksioni politik ka të bëjë me zbritjen në bazë të të gjithëve dhe ndërthurjen e aksionit deri në gjunjëzimin e këtij regjimi që nuk meriton të rrijë më në këmbë’.

Noka: Vjeshta do jetë stinë e gjatë. Aksioni politik ka të bëjë me zbritjen në bazë dhe organizimi, përballja me regjimin, protesta. Ndërthurja e aksionit në Parlament me protesta deri në gjunjëzim të regjimit. Ky është një regjim gjakpirës, është një regjim që po shpopullon vendin.

Pa asnjë diskutim, Ilir Meta dhe PL janë aleati kryesore në këtë betejë. Aksioni do të jetë i bashkërenduar. Ne së bashku me Partinë e Lirisë dhe aleatët tanë do të jemi bashkë për të mundur regjimin.

Ky regjim nuk meriton të rrijë asnjë ditë në këmbë, është regjim antikombëtar.

Ne jemi në bashkërendim me PL dhe aleatët tanë. Jemi në bisedime me aleatin tonë kryesor, PL, me gjithë aleatët e tjerë dhe do të përcaktohet axhenda. Protestat do të jenë finalizim, aksioni do të përfshijë edhe betejën parlamentare.

About Redaksia

Check Also

VOA: Ish-zyrtarët e policisë së Lezhës të lidhur me grupet kriminale

Në Shqipëri, një nga hetimet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryera deri …

Leave a Reply