Shehu: Shqiptarët në Itali do të votojnë më 25 shtator në shumicë koalicionin e djathtë

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka zhvilluar takime në Itali me emigrantët shqiptarë që jetojnë atje, për të shprehur mbështetjen e Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhje për koalicionin e djathtë: “Shqiptarët në Itali do të votojnë më 25 shtator në shumicë, koalicionin e djathtë”, ka shprehur bindjen ai.

Shehu shkroi në Fb se mbrëmë ishte në Udine, me zj.Meloni, drejtues, deputetë, senatorë etj të “Frateli d’Italia” si dhe shqiptarë me banim në Itali, ku pata një sërë takimesh e bisedash.

“PD-ja është në solidaritet e mbështetje të plotë me këtë koalicion, – u shpreh Shehu, –  që nesër në qeverisje me vizionin e tij do të luajë një rol shumë të rëndësishëm pozitiv në zhvillimet në Itali dhe Europë.

Pa dyshim, Qeveria e këtij koalicioni do të mbështesë fort Shqipërinë në zhvillimet e domosdoshme për konsolidimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, luftën me krimin, trafiqet, korrupsionin etj. në rrugën tonë europiane e perëndimore.

Shqiptarët me banim në Itali do të jenë gjithmonë e më shumë faktor i rëndësishëm në këto zhvillime. PD-ja do të ketë në këto përpjekje një bashkëpunim të ngushtë e të frytshëm me kolegët tanë të djathtë italiane, në realizimin e aspiratave tona dhe në konsolidimin e drejtimit perëndimor të Shqipërisë e rajonit tonë.

Bashkëkombësit tanë në Itali, me votën e tyre të 25 shtatorit, do të bëhen pa asnjë dyshim pjesë e fitores të së djathtës e qendrës së djathtë italiane! Urimet më të mira, koalicionit të djathtë e të qendrës së djathtë me Berlusconin, Melonin, Salvinin, Cesa, për suksesin e madh, që tashmë është i afërt!”

About Redaksia

Check Also

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar …

Leave a Reply