Deputeti Çelaj dhe grupi i punës takim me Kryesinë e Degës së PD Has

Takim në qytetin e Krumës me Kryesinë e Degës PD Has, me anëtarët e grupit të punës të caktuar nga Kryesia e PDSH-së për qarkun Kukës z Arben Meshi, z Fasli Germizi, z Mirian Nelaj e z Miftar Dauti.

Diskutimet u përqendruan mbi hallet e problematikat që kanë qytetarët hasjanë si dhe në zbatim të Vendimit të Kryesisë së PDSH për përfundimin e porcesit të organizimit e konsolidimit të strukturave të degës PD Has në çdo nivel duke filluar nga seksionet, grup seksionet, sekretariatet e bordet,evidentimini e saktësimi i listave të anëtarësisë e pregatitja për protesta lokale e atë të mëdhen në Tiranë.

Hasjanët më shumë se çdo kush tjetër e ka provuar mbi kurrizin e vet në këto vite të pushtetit të Rilindjes diskriminimin hakëmarrjen dhe harresën nga kjo qeveri pasi në këto vite ata kanë votuar PD, duke u rendotur në një nga trevat më të varfëra të vendit dhe banorët e këtij rrethi janë me mendjen,sytë e veshët nga të ardhurat që mund tju dërgojnë nga Anglia bijët e bijat e tyre që kanë emigruar e vazhdojnë të emigrojnë çdo ditë me shpresën për një jetë më të mirël

Në fokus të diskutimeve ishin veprimet që duhet të ndërmarrim për të fuqizuar bashkëpunimin me çdo individ apo grupe të caktuara individësh me synim nisjen e aksionit opozitar pa ndalim për të bërë të mundur largimin nga pushteti të qeverisë së Rilindjes.

Janë të shumëta arsyet e hasjanëve për të protestaluar si:

Varfërisë ekstreme;

Mungesës së investimeve në infrastrukturën e zonës rurale;

Harresës e arrogancës qeverisëse;

Emigracioni i vazhdueshëm që ka sjellur shpopullimin masiv Hasit si në të gjithë qarkun e Kukësit;

Korrupsionit galopant në të dy nivelet e qeverisjes si atë qendrorë&vendorë;

Kriminalitetit në rritje;

Çmimet e larta të produkteve bazë, po ashtu edhe të karburanteve e të energjisë elektrike;

Për të gjitha këto që renditëm më lart, por edhe për shumë arsye e veprime të tjera abuzive të kësaj qeverie hasjanët si shumica absolute e shiptarëve do të jenë më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë për tu përballur në çdo moment me protesta e rezistencë deri në largimin e kësaj të keqje kaq të madhe që ka kapluar duke uzurpuar çdo instuticion e zyrë të shtetit shqiptar!

About Redaksia

Check Also

Dibranët i tregojnë vendin “çyrykut”, i madh dhe i vogël në këmbë me Berishën!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka elektrizuar sallën e mbushur plot e përplot në një …

Leave a Reply