Thellësi e gjelbër

“Qysh kur ministria për Promovimin e Virtuteve Ekologjike dhe Represionin e Veseve?”. Intervistë me filozofin Yves Roucaute.

“Tranzicioni ekologjik” në Gjermani rrezikon që të mos i mbijetojë dimrit të ardhshëm. Në Gjermani janë në krizë edhe furrat krematorë, përdoret druri, radiatorët me benzinë dhe lahet më pak, monumentet e qyteteve janë në errësirë, pishinat më të ftohta dhe industritë afër kolapsit… Svend-Jörk Sobolewski, presidenti konsorciumit të kremimit, ka pohuar se në rast racionimi, sektori duhet të ketë prioritetin, pasi pa gaz pjesa më e madhe e krematorëve nuk mund të funksionojë. “Nuk mund ta ndalësh vdekjen”, ka thënë Sobolewski. Nga 1 milion njerëzit që vdesin çdo vit në Gjermani, ¾ e tyre kremohen. Në të njëjtat orë qyteti i Lajpsigut fikte dritat në 240 ndërtesa, sheshe, ura dhe pasqyra uji. Në Berlin, monumente si Kolona e Fitores, katedralja dhe kështjella e Charlottenburg nuk ndriçohen më. Termoventilatorët dhe radiatorët me motor janë në kulmin e bumit të shitjeve në Gjermani. Të zëvendësuara nga gazi natyror, do të shërbejnë për të përballuar dimrin. “Bild am Sonntag” përcjell se ekonomisti i Deutsche Bank, Eric Heymann, ka thënë se familjet do të presin shumë dru këtë dimër. 16% e kompanive gjermane e ka reduktuar prodhimin apo ndërprerë pjesërisht aktivitetin për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë. Kjo ndihmon të shpjegohet se pse muajin e kaluar Gjermania është bërë vendi i parë që ka ngritur alarmin mbi furnizimet me gazin në “nivel alarmi”.

Si kemi arritur? “Zjarrvënësit e gjelbër kanë arritur ta nxjerrin Gjermaninë nga bërthamorja në emër të Gaias, gjë që e ka shtrënguar nga 2021 të kërkojë gaz në Rusi, një situatë e bërë e pambështetshme dhe të rilançojë industritë e saj të qymyrit”, thotë për “Il Foglio” Yves Roucaute. “E kanë bërë të varur për 65% nga Rusia. Kudo ku përhapet vala obskurantiste e gjelbër, demokracitë janë të kërcënuara. Është kolona e pestë që minon vlerat e saj humaniste dhe shtytjen e saj ndaj rritjes. Ja pse sot është armiku kryesor në fushën e lirisë”.

Megjithatë, “Europa do të duhet të krijojë një ditë përkujtuese për viktimat e ndryshimit klimaterik”, ka pohuar kreu i Green Deal të Bashkimit Europian, Frans Timmermans. Një propozim që duket i dalë nga “Obskurantizmi i gjelbër”, libri i ri i Roucaute. Në këtë libër ikonoklast filozofi çmonton një e nga një idetë false të ekologjisë ndëshkuese. Epistemiologu i Universitetit të Parisit Nanterre, Roucaute tregon se perandori i gjelbër është lakuriq.

“Obkurantizmit të gjelbër, procesit hetues kundër njerëzimit dhe kultit të tij animistik të planetit, kundërvihen në fakt me shkencat, historinë e planetit dhe të vërtetën e gjendjes njerëzore”, thotë Roucaute për “Il Foglio”. “Ishte e nevojshme të mbrohej një ekologji humaniste, shkencore dhe e gëzuar, që vë në qendër humanizmin. Gjithçka ka pasur fillim me humbjen e mendimit. Përballë valës ideologjike që e ka çuar në kultin obskurantist të planetit, fusha e lirisë dhe e Iluminizmit ka humbur betejën e ideve. I ka lënë një armatë demagogësh ta shfrytëzojnë boshllëkun shpirtëror e lënë pas rënies së Murit të Berlinit për ta vendosur dominimin e tij mbi mendjet më të brishta. Ka imponuar mitin e një Nëne Tokë të mirë të cilës do t’i bëheshin priftërinjtë dhe se do të kishte qenë e nevojshme të shpëtohej nga një humanizëm i katandisur të ishte një nënsistem i planetit, fajtor që e kishte shkatërruar pse kishte pranuar një “model perëndimor” zhvillimi, domethënë kapitalist, të bazuar mbi garën e rritjes dhe me shoqërinë e konsumit, mbi këlrkimin e fitimit dhe të liberalizmit, antropocentrizmit dhe individualizmit. Kemi mundur të shikojmë kështu konvergjimin e kohortave të armiqve të demokracive liberale, nga të Gjelbërit e së ashtuquajturës ekologji e “thellë” tek ish marksistët e ricikluar në ekologji, të rrethuar nga pak të ashtuquajtur studiues të ideologjizuar, siç dinin të bënin marksistët dje, të shisnin urrejtjen e të Lashtëve dhe urrejtjen për shoqëritë e bazuara mbi lirinë. Kanë sajuar një planet që digjet pse nuk ka eksperimentuar kurrë një ngrohje të tillë, një koeficent të tillë dioksidi karboni, kaq përmbytje apo ciklone, sëmundje e kështu me radhë të këtyre të këqijave për të cilat njerëzimi do të ishte përgjegjës, në pikën që t’ua atribuonte skllavërinë e djeshme dhe rritjen e presupozuar të mjerimit social sot. Në fund, rreth altarëve sakrifikuese ku qëndrojnë grumbujt e armiqve e të Ndritshmëve, kemi humbjen e mendimit, debaklit politik dhe depresionit moral”.

Një depresion që godet të rinjtë, që besojnë tek apokalipsi në ardhje dhe që denoncojnë gjeneratat e mëparshme. “Ky religjiozitet i ri jo vetëm krijon një situatë urrejtjeje të përgjithshme midis qenieve njerëzore që do të jetonin sipas virtuteve ekologjike dhe të tjerëve dhe që është në thelb totalitare. Pasnjerëzimi është transformuar në një nënsistem të planetit, faktikisht nuk ka një pjesë të jetës tonë që nuk mund të kontrollohet nga shteti ekologjik shpëtimtar dhe nga komitetet e shpëtimit të gkelbër që afirmojnë se flasin në emër të planetit me të cilin do të kishin një lidhje të veçantë, ndoshta wifi, si e ndritshmja Greta Thunberg. Në vend që vendosë në qendër të qyteteve tona lirinë dhe dashurinë për njerëzimin, ky religjiozitet na urdhëron që të vendosim planetin”.

Në Europë monitorohen sjellje ekologjikisht jokorrekte. “Nga hidrokarburet tek Pema e Krishtlindjes, nga foie gras tek makina, tek ndalimi i kryebashkiaku i Lionit i gjysmëfinales së Botërorit të rregbisë, inkuizicioni godet kudo me ligje, dekrete, rregullime represive. Një demokraci mediokre bën të ecë përpara me hap të njëjtë qeverisja me injorancën në pikën që të shpallë se shkaku i molekulës diabolike të dioksidit të karbonit të prodhuar nga njeriu, që do të ishte shkaku kryesor i gazit serë, shkaku i ngrohjes globale, do të duhet të ndalojmë makinat termike, pas çdo konsideratë të vërtete shkencore, të nevojave sociale dhe të pushtetit të vendeve. Kështë po ndërtojnë gradualisht altaret ku gëlojnë ministritë për Promovimin e Virtyteve Ekologjike dhe Represionit të Vesit të Gjelbër, ndërsa tranzicioni ekologjik zëvendësohet me tranzicionin socialist të dikurshëm dhe që gijotinat e ndëshkimet e mediave janë ngritur për ata që guxojnë të qeshin me këtë gallatën “Shpëto planetin””.

Por kush i kundërvihet këtij ambientalizmi dhe religjionit të tij animist akuzohet se është një mohues i klimës. “Ekologjia buron nga greqishtja “oïkos” që do të thotë “shtëpi” dhe jo planet. Shtëpia është gjithmonë e ndërtuar artificialisht duke shkatërruar natyrën, lulet e saj, pemët e saj, metalet e saj, për ta mbrojtur nga paudhësitë e natyrës, shirave, erërave, diellit, sulmeve të kafshëve, për ta humanizuar mjedisin. Kështu që po, jam për ekologjinë e vërtetë, për humanizimin e mjedisit në shërbim të njerëzimit. Kundër kultit animistik të planetit, dua të kujtoj se planeti nuk është as një qënie, as një ekosistem, por një grumbullim molekulash i formuar 4.55 miliard vite më parë, pjesë e ekosistemit diellor dhe duhet të kesh një krenari të tillë për t’u imagjinuar si Hulk, gjiganti i gjelbër i reklamave, i aftë të influencojë variacionet klimaterike dhe proceset natyrale. Sepse mjedisi ynë është Dielli dhe Hëna, lëvizjet e aksit të rrotullimit tokësor dhe këndi i orbitës së saj, meteoritëve dhe supernovave të largëta siç demonstrohet nga ngrohja e përbindshme e 359 milion viteve më parë që shkatërroi 70% të jetës, është bërthama dhe manteli tokësor, me pasojat, shpërthimet vullkanike, tërmetet, tsunamet, ciklonet e saj e kështu me radhë, këto “përkëdhelje” që janë buka jonë e përditshme në Tokë dhe pasojat e këtij mjedisi janë të parevokueshme.

Në vend të fatnazmagorisë së një harmonie të humbur me natyrëm për shkak të njerëzimit, ishte urgjente të kujtohej se 99.99% e qenieve të gjalla të planetit ishte shkatërruar edhe përpara ardhjes së hominidëve, 7 milion vite më parë. Po, ishte urgjente të kujtohej se shkaku i parë i varreve të përbashkëta janë variacionet klimaterike të planetit, që vazhdon të lundrojë midis ngrohjes dhe akullnajave dhe, pa fyerje për inkuizitorët, atëhere ka qenë gjithmonë më ngrohtë se sot, përjashto akullnajat për 4.5 miliard vite. Nganjëherë kaq e konsiderueshme sa që masa e madhe e gjallesave u masakrua, si 359 milion vite më parë, 259 milion vite më parë, 252 milion vite më parë, gjatë këtij episodi të quajtur “Vdekja e Madhe” që pa asgjësimin, në këtë episod unik, të 96% të organizmave. Po, ishte sistematikisht më ngrohtë, edhe të parët tanë i kanë përjetuar këto dhuna shkatërrimtare natyrale midis të ngrohtit dhe të ftohtit. Kështu, për 2.8 milion vite, paraardhësit tanë kanë pësuar 17 akullnaja dhe një numër të caktuar ngrohjesh. Hipopotamët laheshin në Tamiz 130000 vite më parë dhe, për 12000 vite dhe vendbanimet e para, ka vazhduar. Qytetërimi i Akkad, Dinastia e VI egjiptiane, ajo e Indit, e Liangzhu, u shkatërruan nga thatësirat e tmerrshme të 4200 viteve më parë dhe atëhere nuk ishte akoma nxjerrja e hidrokarbureve.

Ndoshta tepër larg nga data e lindjes së injorantëve hominë të gjelbër? Por vikingët ndërtuan dy koloni në Groenlandë në vitin 950, ndërsa ne kultivonim rrushin në Europën Veriore dhe më pas u desh t’i shpëtonin rikthimit të një ere të vockël akullnajore në Rilindje, është ende shumë larg? Po mijëra shpërthimet vullkanike si ai që varrosi Pompein, ai i Krakatoa, më 1883, baraz me 13000 bomba të Hiroshima, ciklone që kanë vrarë qindramijëra qënie njerëzore si në Bangladeshin e paraindustrializuar në 1970.  Po, ciklonë jo gjithmonë më të rëndësishëm, as më të shumtë sot sesa dje pavarësisht asaj që thonë tregëtarët e fantazive. Kundër Bouvard dhe Pécuchet e Europës së gjelbër, ishte urgjente të kujtohej se dioksidi i karbonit nuk është një molekulë e keqe, që prodhohet shumë pak nga njerëzimi, që nuk është efekti kryesor i gazit serë, pasi është më shumë se 60% e ujit avull, se përqindja e tij nuk është e rëndë për shëndetin dhe, së fundi, se për 541 milion vite ka qenë 817 herë më i lartë se ai aktual, përjashto akullnajat, dhe nganjëherë edhe gjatë akullnajave. Në çdo rast, ka ardhur momenti të thuhet se injoranca nuk është argument dhe se njerëzimi duhet të rivihet në qendër të qyteteve, duke refuzuar forcat e errëta në asgjënë e mendimit nga ku vinin”.

Opozita ndaj këtij jomendimi është themelore. “Njerëzimi nuk është një qënie e gjallë midis të tjerëve, por një specie e jashtëzakonshme e mrekullueshme, e përbërë nga qënie të lira dhe kreative. I vetmi që transformon mjedisin e tij duke e humanizuar dhe duke ua përshtatur sfidave planetare. I vetmi që shëron dhe transformon trupin e tij. Që dikush të më tregojë një bimë apo një kafshë që do të demonstronte në çdo moment një kreativitet të trefishtë: kundrejt mjedisit, të vetes dhe të miqve të tij. Njerëzimi nuk është një specie midis të tjerave, por një krijues që krijon territoret e tij jo vetëm tokësore, por qiellore. Sigurisht, ndodh të gabojë, të ndosë, gjë që avantazhon demagogët, por është pikërisht sepse njerëzimi kërkon më të mirën, siç thoshte Aristoteli, gjen gjithmonë dhe vetë maksimumin e mundshëm dhe kur gabon, kërkon të shfrytëzojë gabimet e tij për të shkuar gjithmonë më tej. Makina termike, që ka çliruar shumë energji, ndot paksa, po kështu edhe makina elektrike. Bateria me plumb nuk kënaq më, ja bateria me jone litiumi dhe, nëse as kjo nuk funksionon më, ja bateria në gjendje të ngurtë. Liria ndjek gjurmët e progresit të vërtetë kur vihet në shërbim të njerëzimit. Taksia fluturuese e parashikuar për 2030 apo motoçikleta fluturuese e parashikuar për vitin e ardhshëm tregojnë sesi procesi i çlirimit individual të Tokës, nëpërmjet gjithnjë e më shumë rritjeje, gjithnjë e më shumë shkence, gjithnjë e më shumë dominimi të planetit dhe të asaj që ndodhet në të. Iluminizmi bashkon urtësinë biblike dhe atë të Konfucit që thoshte se është e bukur të jetosh në tokën e njerëzimit”.

Një obskurantizëm që e shkatërron Perëndimin nga brenda. “Një komb që nuk beson më tek e ardhmja e tij është një komb i vdekur. Një shenjë e dekadencës së tij. Veç të tjerash, të nënvizohet sesi kjo valë obskurantiste e gjelbër ekziston vetëm në Perëndim dhe që e minon fuqinë e vendeve europiane. Qysh dje, kur sovjetikët kërcënonin Perëndimin, pacifistët qenë Perëndimi, raketat qenë Lindja, siç nënvizoi në një moment kthjelltësie François Mitterrand. Sot obskurantizmi dhe demagogjia janë në Perëndim, arësyeja dhe pragmatizmi në Lindje”.

Përveçse kur në Lindje oksidentalët imonojnë ungjillin e gjelbër. Bjorn Lomborg, autor i “False Alarm”, në “Wall Street Journal” tregon për Dharnai, fshatin indian që Greenpeace ka kërkuar ta transformojë në “komunitetin e parë diellor të Indisë”. Dharnai nuk kishte elektricitet nga 1981. “Por ditën në të cilin është aktivizuar elektriciteti diellor, bateritë janë shkarkuar brenda pak orëve. Një djalë kujton se nuk ka qenë në gjendje të bëjë detyrat pasi nuk kishte mjaftueshëm energji për dritën e vetme të familjes së tij. Nuk mund të përdornin furrnelat dhe duhej të vazhdonin të vazhdonin të digjnin dru. Në të gjithë botën në rrugën e zhvillimit, miliona njerëz vdesin parakohe çdo vit për shkak të kësaj ndotjeje indoor”.

Ndërkohë turma shpaloste parrulla që kërkonin “elektricitet të vërtetë” dhe jo këtë “elektricitet fals”. “Më pas Dharnai është lidhur me rrjetin elektrik kryesor dhe sot sistemi me energji diellore jo në përdorim është përdorur si një vendstrehim për bagëtinë”.

Siç kur indiani Barun Mitra, president i Liberty Institute të Delhi, i ka dhuruar një “mirënjohje” speciale ojq-ve ekologjiste për veprën e tyre “të mbështetjes së varfërisë”: një lapidar i mbështetur mbi dy lloje bajgash kafshësh.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Si nisi revolta e Qafë Barit më 22 maj 1984

Nga Bedri BLLOSHMI Revolta në burgun e Qafë Barit nisi më 22 maj 1984. Atë …

Leave a Reply