Pasi i kërcënoi me sanksione, Rama uron nxënësit: Bëni qejf dhe…

Kryeministri Edi Rama ka uruar të vegjëlit për ditën e parë të shkollës. Së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi ndodhej në shkollën “Jeronim de Rada” për t’i uruar nxënësve të klasës së parë suksese.

Kryeministri kishte edhe një këshillë për vogëlushët.

“Bëni qef dhe punë. Puna është qefi më i madh”, i uroi kryeministri nxënësit e kësaj shkolle.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama i kërcënoi fëmijët me sanksione nëse dëmtojnë librat.

Reagimi i tij shkaktoi shumë bujë në median sociale.

“Është e rëndësishme që këtë gjë ta shpjegojnë edhe mësuesit për fëmijët dhe prindërit. Është e rëndësishme të përcaktohet edhe një rregull që ata që i dorëzojnë librat në një gjendje të keqe, në vitin tjetër t’i blejnë librat, mos t’i marrin më falas”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Dokumentat e hakerave, dy ministra dhe dy deputetë të Ramës kontigjentë krimi

Spiropali, Peleshi, Kodheli dhe deputeti tjetwr i PS Luan Duzha janë kontigjentë krimi sipas dokumentave …

Leave a Reply

Your email address will not be published.