“Kongresi Kombëtar i Arsimit” dëshmi e shndërrimit të arsimit në shërbim të partisë 

Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Sot Edi Rama ka zhvilluar punimet e Kongresit Kombëtar të Arsimit. Si kreu i një qeverie pa qeverisje, ai ka folur para kreut të një ministrie pa arsim, dhe drejtorëve të Arsimit pa drejtim.

Sepse arsimi nuk ka ikur në ‘drejtimin e duhur’, por në të vetmin drejtim… që është humnera ku e ka hedhur Rama, me ata që At Gjergj Fishta i quante ‘shakllabana’.

Kongresin e sotëm e hodhi poshtë, vetëm duke folur drejt, ambasadorja gjermane e Bashkimit Europian, kur u tha në sy se, BE ka dhënë 100 milion euro për arsimin në Shqipëri.

Siç la të kuptohej ambasadorja, dhe siç duket me sy të lirë çdo ditë, këto fonde europiane janë shpërdoruar, dhe cilësia e shkollimit dhe infrastruktura shkollore dhe universitare, ka bërë mbrapa. 100 milion euro mund t’i kishin ndërruar faqen shkollave shqiptare.

Kongresin e hodhi poshtë mos përfshirja e Komisionit të Edukimit në parlament, qe është organi me i lartë ligjvënës në fushën e arsimit, ku jep llogari ministria. Frika se mos flisnin përfaqësuesit e opozitës, bëri që mos të dëgjonin as deputetët e tyre.

Kongresin e hodhi poshtë mungesa e prioriteteve dhe fakti brutal i një buxheti të cunguar për arsimin.

Kongresin e hodhi poshtë edhe mosreflektimi i një strategjie për të ardhmen, i degëve prioritare, apo mbështetja e studentëve në kohë krize.

Për qeverinë Rama studentët dhe familjet e tyre nuk e ndjejnë krizën ekonomike.

Kongresin e hodhën poshtë, me mospraninë, profesionistët e arsimit, pedagoget dhe akademikët e njohur si Artan Fuga, Mark Marku, e të tjerë.

Sepse, po të vinin, Rama do t’i dënonte me riedukim, siç ka bërë me gazetarët.

Kongresin e hodhi poshtë vetë Rama, i cili në sy të Ambasadores amerikane tregoi se si ai përndiqte një mësuese që ishte pushuar nga puna dhe merrte pjesë në takimet e kryetarit të PD, Sali Berisha.

Kongresi i Arsimit të Ramës, ngjante me kongreset e partisë së të atit, që shkonin nga ‘fitorja në fitorje’, por në fund përfunduan në “koshin e plehrave të historisë”.

About Redaksia

Check Also

PD nuk ka të bëjë me rastin Basha-Muzin: Do t’i çojmë me postë ambasadores Kim gjetjet e auditit

Deklaratë e anëtarit të Kryesisë së PD, Arben Ristani Në një intervistë televizive Ambasadorja Kim …

Leave a Reply

Your email address will not be published.