Ministrja e Arsimit: Të rinjtë po ikin se në Gjermani po plaket popullsia

Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi sot se të rinjtë po largohen nga Shqipëria sepse në vendet perëndimore, ku kërkojnë punë, janë hapur dyert sepse “po u plaket popullsia”.

“Një tendencë me të cilën po përballet i gjithë rajoni ballkanik, një pjesë e të rinjve largohen nga rajoni për studime apo punësim drejt vendeve perëndimore siç është Gjermania por jo vetëm.

Vende që duke qenë drejt plakjes së popullsisë, e duke pasur nevoja në rritje në tregun e punës kanë hapur dyert për të rinjtë tanë.

Veçanërisht për mjekët infermierët, por edhe profesione të tjera të kohës”, tha Evis Kushi.
Ministrja tregoi dhe mënyrën që ka ‘gjetur’ qeveria për t’i mbajtur të rinjtë në vend pas diplomimit.

“Për t’ju përgjigjur kësaj tendence kemi hartuar disa politika të reja.

Ndërkombëtarizimi i universiteteve, financime shtesë për programe studimi të përbashkëta më universitete prestigjioze evropiane, qëllimi ynë për të rritur cilësinë e për t’i dhënë vlerë diplomave tona s’i në universitetet më të mira të BE.

Përcaktimi i programeve të studimit prioritet kombëtar, bursa studimi më të larta ndonjëherë për studentët që zgjedhin programe si bujqësia, mësuesia, turizmi, me kushtin që studentët pas diplomimit të vijonë të mbesin në Shqipëri të japin kontribut për vendin“, tha Kushi.

Deklaratat e ministres u bënë nga Kongresi Kombëtar i Arsimit i nisur sot.

About Redaksia

Check Also

Dokumentat e hakerave, dy ministra dhe dy deputetë të Ramës kontigjentë krimi

Spiropali, Peleshi, Kodheli dhe deputeti tjetwr i PS Luan Duzha janë kontigjentë krimi sipas dokumentave …

Leave a Reply

Your email address will not be published.