Çuli 3 orë në SPAK, merret në pyetje për shembjen e Teatrit Kombëtar

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë në pyetje Hervin Çulin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Çuli është marrë në pyetje për rolin e tij si drejtor i Teatrit Kombëtar. Për tre orë rresht, ai ka dhënë llogari para prokurorëve të posaçëm në rolin e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit të Teatrit Kombëtar.

Nuk dihet ende se çfarë ka dëshmuar drejtori i TK para hetuesve të SPAK. Pritet që në vijim të zbardhen detaje rreth dëshmisë e rrëfimit të Çulit si dhe për rrjedhën që mund të marrin hetimet pas kësaj ‘interviste’.

Hervin Çuli është fiksuar teksa ka dalë nga ambientet e SPAK me një çantë të zezë në dorë, ndërsa është duke folur në celular.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për shpërdorim detyre gjatë procesit të miratimit të vendimit dhe ekzekutimit të tij me finalizim prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit 2020. Hetimi nisi pas kallëzimeve të bëra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk është marrë asnjë masë e vetme për mbrojtjen e sistemeve

Unë informoj gjithashtu se nga data 15 korrik deri më sot, nuk është marrë asnjë …

Leave a Reply

Your email address will not be published.