Fokusi te PSG dhe Botërori, Messi do të vendosë për të ardhmen vitin e ardhshëm

Lionel Messi do të vendosë për të ardhmen e tij në vitin e ardhshëm. Sulmuesi argjentinas është i lidhur me një rikthim te Barcelona, pas përfundimit të sezonit aktual me Paris Saint-Germainin.

Kontrata e Messit me kampionët e Francës skadon më 30 qershor 2023, teksa në marrëveshje është përfshirë opsioni për zgjatje edhe për një tjetër vit.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk do të marrë asnjë vendim për të ardhmen e tij në javët apo muajt në vazhdim.

Messi thuhet se është i fokusuar momentalisht te PSG-ja, kurse më vonë fokusi i tij do të bartet në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, që do të fillojë në nëntor të këtij viti.

Kësisoj, asgjë nuk pritet të vendoset apo planifikohet para Botërorit – pavarësisht se klubi francez dëshiron rinovimin e kontratës me 35-vjeçarit, teksa ka interesim edhe nga Barcelona.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply