Shteti dixhital i Edi Ramës shkrihet si bryma para diellit!

Deklaratë e Partisë Demokratike, zëdhënësja e PD, Floriana Garo

Këto ditë, hakera të regjimit të ajetullaheve iraniane kanë ndërmarrë një agresion të vërtetë ndaj infrastrukturës dixhitale të vendit duke kërcënuar rëndë sovranitetin e vendit, sigurinë kombëtare, dhe duke krijuar kaos ë madh në shërbimet dhe levizjen e qytetarëve.

Me këto sulme, Irani ka dhunuar si shtet zuzar ligje dhe konventa ndërkombëtare.
PD dënon me forcën më të madhe këto akte banditeske të regjimit teokratik iranian dhe falenderon me mirënjohje dënimin e këtyre sulmeve nga SHBA , NATO dhe BE.
PD gjithashtu vlerëson mbështetjen e tyre për Shqipërinë.

Duke analizuar këto sulme të cilat asgjesuan sikur të ishte prej letre infrastrukturën dixhitale të vendit, PD shton se asgjesimi me kaq lehtësi i kësaj infrastrukture i ka rrënjët gjithashtu në dy faktorë të tjere madhorë, konkretisht:

Së pari, hakerimin e sistemi për qëllime elektorale nga vete qeveria duke pajisur 1 milion patronazhistë me të dhënat personale të qytetarëve të depozituara në e-Albania në shkelje të kushtetutes dhe ligjeve të vendit.

Pas këtyre, hakerimi me pasoja të rënda i pagave të punonjësve, targave të makinave, të gjitha këto paraprin hakerimin dhe defacto asgjesimin e ‘shtetit’ dixhital të Edi Ramës.
Për të gjitha këto krime dixhitale qeveritare deri sot, nga prokuroria e partisë nuk ka asnjë person apo grup personash të penalizuar. Qeveria qëndron mbi ligjet.

Së dyti, korrupsioni i tmerrshëm qeveritar në këtë rast i Akshit.
Partia Demokratike deklaron se një nga arritjet më madhore të qeverisjes së viteve 2005-2013 ishte ndërtimi i një infrastrukture dixhitale, rritja vertikale e përdorimit të internetit nga 4.9% në vitin 2005 në 63% në vitin 2013, ndërtimi i resë të parë qeveritare në rajon, shtrirja e internetit në të gjitha shkollat e vendit, dixhitalizimi i plotë i kadastrës së Tiranës dhe disa rretheve të vendit, dixhitalizimi i Gjendjes Civile, letër njoftimet dhe pasaportat dixhitale, firma dixhitale dhe inagurimi i e government dhe e-Albania.

Të gjitha këto u arritën me angazhimin e kompanive më të mira shqiptare dhe të huaja.
Pas ndërtimit të kësaj infrastrukture, objektiva më madhore mbeteshin sigurimi i plotë i sistemit dhe pasurimi i arkivës së saj.

Për sigurimin e sistemit me rekomandimin e autoriteteve amerikane direkt në vartësi të Këshillit të Ministrave, u ngrit njësia e mbrojtjes kibernetike të sistemit e përbërë nga ekspertë të përzgjedhur dhe të kualifikuar në këtë fushë në SHBA.

Serverat e sistemit u vendosën në vendet më të sigurta brenda vendit.

Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, aktin e parë që bëri, shkriu njësinë e sigurisë kibernetike duke e konsideruar si njësi spiunazhi dixhital.

Së dyti, me tendera të dyshimtë, serverat e sistemit u transferuan jashtë vendit.

Së treti, Akshi shpenzoi me Gjelishtet e Bolinos, Beqon e Partisë prapa të cilit rëndom qëndron Armando, baxhanaku i Ramës.

About Redaksia

Check Also

Vendimi i Kushtetueses për Butrintin, Zhupa: Shtetit i hiqet e drejta nga pasuria kombëtare!

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e …

Leave a Reply